Basha, me Dhomën Gjermane të Tregtisë: “Plani i PD me 5 shtylla, tërheqës për investimet e huaja”

461
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë. Situata e vështirë ekonomike dhe plani i PD për nxjerrjen e vendit nga kriza, ishin dy nga çështjet kryesore që u diskutuan  në tryezë . Në këtë takim, Përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë shprehën disa nga shqetësimet e tyre  më  kryesore ndër të cilat.  Klima negative për ekonominë dhe biznesin, mungesa e konkurrencës dhe transparencës, zvarritjet, burokracia dhe korrupsioni, pasiguria për investimet, ndryshimet e shpeshta të politikave fiskale dhe konkurrenca e pandershme.

Basha i njohu  me planin ekonomik të PD me 5 shtylla kryesore, në qendër të të cilit është bërja e Shqipërisë një vend tërheqës për investimet e huaja përmes krijimit të një klime  pozitive për biznesin, moratorium 1-vjeçar per inspektoriatet, reduktimi i lejeve dhe licensave  dhe shumë procedurave të tepërta ,taksë e sheshtë 9% dhe  vetëm 1 taksë biznesit të vogël e cila nuk do të jetë më shumë se 0.5% e xhiros.