Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Propozimet e Partisë Demokratike aty i ke!

489
Sigal

I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama.

“Unë nuk do të përfshihem në asnjë debat, dhe i bëj ftesë që të shmangë retorikën dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës dhe të fokusohet te prioriteti i qytetarëve, shëndeti dhe ekonomia. Ky është prioriteti im, ekspertët tanë janë gati në cdo moment të qytetarëve në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, propozimet janë konkrete. E gjithë energjia dhe vëmendja e opozitës janë në shërbim të njerëzve. Paketa që shpalli presim të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe ta analizojmë. Ne kemi shqetësime në dy rrafshe, që të mos ketë hendek mes asaj që thuhet dhe bëhet dhe nevoja për të ndërtuar një plan, që jo vetëm të japë shpresë por edhe rrugë për të dalë, strategji për të cilën kyçe është testimi”, tha Basha. “Sa më shumë testime”

Basha ka vënë theksin te kryerja në masë e testimeve, si forma e vetme për të ndalur zinxhirin e transmetimit të përhapjes së COVID-19.

Ai ka zbuluar edhe një nga kërkesat e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, lutje, siç e ka quajtur Basha, është mbyllja e fasonerive, apo bizneseve ku ka një grumbullim të madh njerëzish.

“Në Shkodër kemi marrë vesh për një infermiere që ka qenë e infektuar, trajtoi katër pacientë, njëri ndërroi jetë, por ai i takuan ata familjarët? Ja pse është i rëndësishëm testimi. Rasti i të aksidentuarit që u zbulua vetëm se ndodhi një aksident më pas te Trauma, sot kemi 10 mjekë në karanatinë, po nëse ua kanë përcjellë të tjerëve? Çfarë masash janë marrë? Pa bërë një testim të plotë, të vazhdueshëm e të vështirë do ta kemi të pamundur të hedhim këto hapa, se çdo hap që hidhet pa e ditur ku është virusi, na çon drejt katastrofës. Këtu kemi një dallim të qartë mes asaj që propozojmë ne, dhe asaj që nuk po ndodh nga ana e qeverisë. I jam lutur edhe gjatë mbledhjes, që ta shqyrojtë me përparësi mbylljen e fasonerive, sot ndodhemi para një fakti që infektimi i një punonjëse është një kambanë e madhe. Duhet veprim i menjëhershëm! Nuk bëhet fjalë për një grupi të vogël njerëzit”, tha Basha.

Basha theksoi dhe pikën qe e na ndan me qeverinë, duke shtuar se Rama duhet të plotësojë këtë kërkesë.

“Nuk e shoh në paketën që e ka shpallur Rama, shoh disa hapa që janë përputhje me atë që kemi kërkuar ne! Por është e pamjaftueshme. Duhet shtuar, duhet të ketë para për shëndetësinë, kostoja e mos testimit është shumë më e lartë sesa e blerjes së testeve. Kostoja që po paguajmë e  numrit të viktimave që do të rriten e zgjatjes së karantinës, agonisë ekonomisë do të jetë jo shumë fish por dhjetra fish. Prandaj duhen më shumë testime për mjekët, policët, kamionistët, furnizuesit, administratë në cdo aspekt, për median. Për atë pjesë që është më e ekspozuara dhe hetim epidemiologjik. Nëse në një aksident personi i përfshirë është pozitiv apo në rastin e infermieres që ka pasur kontakt me katër pacientë që rezultojnë pozitiv a nuk është situata shumë larg asaj që konstatohet zyrtarisht? Dje në Durrës kishte vetëm katër testime të reja, këtu jemi të ndarë dhe larg njëri tjetrit fatkeqësisht. Kjo është thirrja e parë dhe kryesore, pasi cdo plan apo gjysmë plan na kthehet në një kurth”, theksoi Basha.

LIVE – Nga selia e PD në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo"

LIVE – Nga selia e PD në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo"

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 13. April 2020