Basha: Hungaria, mbështetëse e Shqipërisë për integrimin evropian

479
Sigal

Kryetari i
Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti dje në selinë e PD-së, Ministrin e
Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto. Pas takimit, kryetari i PD-së
Basha doli në një prononcim të përbashkët për mediat, ku u shpreh se ne falënderuam
ministrin e Jashtëm Peter Szijjarto për mbështetjen e madhe që Hungaria i ka
dhënë Shqipërisë për integrimin Euro-Atlantik dhe Evropian të vendit tonë.
I  kërkova z. Szijjarto në emër të
opozitës shqiptare, por dhe në emër të PD-së , të vazhdojnë të mbështesin me të
gjitha format  Integrimin Evropian të
Shqipërisë e në veçanti procesin e hapjes së negociatave. “Gjatë bisedës shumë
të frytshme dhe miqësore që pata me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë,
Szijjarto, diskutuam për sfidat të cilat përballet Shqipëria. Nga ana e tij m’u
kërkua të bëjmë gjithçka për përmbushjen e kritereve jo vetëm të pesë kritereve
të Komisionit Evropian, por dhe të kritereve te tjera për sa  përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe
ne veçanti luftën ndaj krimit të organizuar “, u shpreh Basha. Basha theksoi
se: “e sigurova që PD dhe opozita do vazhdojë me të gjitha format betejën për
zgjedhje të lira dhe të ndershme, kundër krimit në politike, zbatimin e ligjit
kundër dekriminalizimit, luftën kundër drogës dhe padyshim zbatimin e pesë
kritereve, jo vetëm si rruga me e sigurt për të përshpejtuar integrimin
Evropian të Shqipërisë, por edhe si interesi esencial për Shqipërinë,
shqiptarët dhe bashkëpunimin tonë bilateral dhe me Bashkimin  Evropian në tërësi”.