Basha: Eshtë koha e aleancës së madhe qytetare, larg krimit dhe korrupsionit

469
Sigal


Gazeta Telegraf/

Gjate takimit me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Cërrik.  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal në fjalën e tij në faktin që  Shqiperia eshte shnderruar n​e nje hambar droge gjatë këtij viti, një realitet i cili ka pushtuar faqet e para të mediave ndërkombëtare. 


Lidhjet
e qeverisë me krimin dhe mbrojtja që Edi Rama dhe Saimir Tahiri u japin
trafikantëve, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, kane shndërruar mijera
qytetarëve që rropaten për një copë buke në argate-skllevër në parcelat e
hashashit. Droga është kthyer në një kërcënim serioz për të rinjtë dhe
statistikat tregojnë rritje të përdorimit të drogës. Vendin e intelektualëve e
kanë zënë trafikantët, tha zotit Basha i cili apeloi për krijimin e një aleance
të madhe qytetare kundër drogës e krimit në pushtet.

“E zeza që kemi përballë shkon përtej përballjes tradicionale mes
të djathtës dhe të majtës. Përballë kemi krimin, korrupsionin, arrogancën e
paimagjinueshme që prej kohës se diktaturës, që jo vetëm të vjedh e të
poshtëron por pastaj edhe të tall dhe të përqesh.


Çdo qenie njerëzore me dinjitet minimal nuk e pranon këtë. Ndaj bëjmë thirrje
dhe kërkojmë të formojmë një front të bashkuar me Partinë Demokratike. Nëse na
bashkon dekriminalizimi, lufta kundër drogës, vota e lirë, nuk duhet të kemi
asnjë ngurrim të bashkëpunojmë me këdo, për tu përballur dhe fituar kunder
dikujt që bashkëpunon me të gjithë përveç qytetarëve, bashkëpunon me krimin,
bashkëpunon me horrat, bashkëpunon me trafikantët, bashkëpunon me narko-trafikantët,
bashkëpunon me banditët.
Ndaj është koha e një bashkimi të madh e një aleance të madhe qytetare. Partia
Demokratike është gati dhe ne se nisim marshimin tonë pa kthim për përmbysjen e
tiranisë së krimit dhe varfërisë,  dhe kthimin e Shqipërisë në një vend
normal ku qeveria iu shërben njerëzve dhe jo anasjelltas.”


Keqqeverisja, korrupsioni dhe arroganca e pushtetit, theksoi zoti
Basha po shkatërrojnë ëndrrën e mijëra maturantëve të cilët pas vitesh të tëra
mundi e përpjekje për të arritur rezultate të shkëlqyera e shohin sot veten pa
mundësi për të vijuar arsimin e lartë. Mijëra të tjerë që i besuan Edi Ramës
tre vite më parë se nuk do të sillte plehrat në Shqipëri sot ndihen të
tradhtuar. Ndërsa e ashtuquajtura rilindje urbane tregoi se ishte një projekt
për të mbushur xhepat e qeveritarëve. Asnjë investim serioz në tre vjet që të
përmirësoi jetën e qytetarëve nuk është kryer nga kjo qeveri e cila sot tallet
me fermerët duke u thënë merrni kredi sepse subvencionet e premtuara ishin një
mashtrim.


“Droga, krimi, korrupsioni ka një nyje që i mban bashkë dhe ky
është Edi Rama. Ky është Edi Rama që merr çarterin për në Hamburg 100 mijë
euro, sa katër muaj ndihmë sociale në Cërrik. Ky është Edi Rama i cili tha se
nuk do të sjellë mbetjet se janë helme. Tani që ja ka ngrohur xhepin mafia
ndërkombëtare e plehrave merr vendime kundër popullit, helme për të helmuar
shqiptarët dhe fëmijët e tyre.
Ky është Edi Rama i cili po tallet me maturantët. I ka sjellë këtu me vendimet
e tij korruptive dhe pa transparencë qe nuk ka guximin t’i kthejë mbrapsht. Një
brezi të tërë, 20 mijë të rinj shqiptarë do t’ua djegë ëndrrën.
Ky është Edi Rama me rilindjen urbane siç u pa në Kurbin. Kanalizime,
ujësjellës, rrugët nuk bëhen por mbulohen me një fasadë, me 10m² pllaka dhe sa
kalon nga pllakat fillojnë gropat sikur je në mesjetë.”