Basha: Edi Rama i ka shpallur luftë shqiptarëve edhe ne do përgjigjemi

429
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se Edi Rama sot i ka shpallur luftë shqiptarëve.

Duke folur para parlamentit, Basha është shprehur se Ramës do ti kthehet 100 për qind njësoj.

‘Me veprimet e tij sot, Edi Rama i ka shpallur luftë shqiptarëve.

Por nga ky shesh këtu, unë dhe çdo shqiptarë që ka frikë vetëm Zotin mbi tokë, i them Edi Ramës se do të ta kthejmë 100 për qind.

Geg e toskë, myslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë. Të marrim në dorë fatin tonë. Beteja që kemi nisur është pa kthim. Historia na e tregon se si do të shkojë kjo protestë, me shporrjen e kësaj qeverie dhe triumfin e shqiptarëve’, tha ndër të tjera Basha.