Basha: Do të hapim negociatat me BE-në në 100 ditët e para të mandatit

267
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se brenda 100 ditëve të para të mandatit qeverisës do të hapen negociatat me Bashkimin Europian.

Basha kujtoi edhe kohën kur premtoi heqjen e vizave, pas plotësimit në kohë rekord të 150 kushteve.

A do jemi pjesë e Bashkimit Europian brenda mandatit të parë?

Basha: Unë ju garantoj që brenda 100 ditëve të para ne do të hapim negociatat. Ne do të hapim negociatat dhe më vjen mirë që si kudo tjetër edhe këtu ju e prisni këtë me optimizëm dhe me besim.

Kur kemi qenë prap bashkë në një takim në Kavajë dhe ju thash që do të heqim vizat nuk ka qenë ky reagim. Ra heshtja. Disa ulën kokat dhe jam i sigurtë që menduan ‘kjo nuk ka për të ndodhur’, ‘ça po na thotë zoti Basha, do heqim vizat, ëndërr e pamundur’ dhe ja ku jemi. Për këtë merita është e çdo shqiptari dhe në veçanti e atyre që i bëjnë realitet fjalët e dhëna.

150 kushte për të hequr vizat dhe i plotësuam në një kohë rekord se ne e ndjenim se çfarë peshe e rëndë ishte kjo për çdo familje shqiptare.