Debati për Butrintin/ Berisha: Rama është “Il Padrino” i çdo mega-afere në Shqipëri

148
Sigal

Sali Berisha tha në replikë me kryeministrin Rama, i cili e ftoi me ironi që t’i bashkohej finales në stadium, se pas çdo afere përfshirë dhe Butrintin, është vetë Rama, përfitues dhe kryesor.

“Amerikanët e grupit Soros po e marrin. Hektarët do të shkojnë për klientelën e Edi Ramës, ndërsa përsa i përket aferave të tjera unë mund të them kaq.

Ai bord përbëhet i tëri nga njerëzit më të afërt të tij, përveç njërit. Hoxhës. Ka qenë këshilltar i Edi Ramës, Sarapuli dhe Mata, famozë për lidhjet me Edi Ramën. Zonja ministre ka marrë përsëipër të rrijë dy vite sipas marrëveshjes, është me emër.

Të gjitha fijet të çojnë tek ‘Il Padrino’, te ti se Padrino i të gjitha megaaferave në këtë vend. Mos u fsheh pas njërit, Sarapulit dhe Matës se je vetë. Përsa i përket ndeshjes, tju them unë. Kur erdhi Zv. i tha do të anulohet ndeshja”, tha Berisha.