Korabi mposht Apoloninë, siguron play-off për Superioren ndaj Egnatias

134
Sigal

Korabi është skuadra e cila do të marrë pjesë në play-off për Superioren ndaj Egnatias, teksa kanë mundur sot Apoloninë me shifrat 3-2.

Sfida e sotme ka nisur me gol, me Korabin të cilët gjetën që në minutën e parë rrjetën me Gecin. Por Apolonia ia doli të barazonte me Krasniqin shpejt e më pas të dy skuadrat u shfaqën pak më të kujdesshme për të mos lënë hapësira.

Dibranët u treguan më të saktë para portës në pjesën e dytë, edhe pse iu desh një goditje dënimi spektakolare e Mziut për t’i dhënë avantazhin përsëri. Më pas ishte kundërsulmi i finalizuar nga Marku ai që bëri thuajse të sigurt fitoren, pasi goli i Diop për Apoloninë erdhi në fund kur nuk mund të kishte më ndikim mbi fatin e sfidës.