Kritikat për portugezin, Mesut Ozil mbështet publikisht Cristiano Ronaldon

116
Sigal

Cristiano Ronaldo ka marrë mbështetje publike nga ish-shoku i skuadrës te Real Madridi, Mesut Ozil, i cili pretendon se ka ‘negativitet të vazhdueshëm’ rreth portugezit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka marrë kritika nga mbështetësit dhe ekspertët pas largimit të tij të shumëpërfolur nga Manchester United.

Ai u largua nga klubi pasi dha një intervistë shpërthyese për gazetarin Piers Morgan, në të cilën ai goditi menaxherin Erik ten Hag për mosrespektim.

Megjithatë, forma e dobët e Ronaldos vazhdoi edhe në Kupën e Botës, pasi shënoi vetëm në ndeshjen hapëse kundër Ganës dhe dështoi në dy tjerat.

Kjo bëri që Fernando Santos ta lë Ronaldon në bankën rezervë në fitoren 6-1 të së martës ndaj Zvicrës në fazën e 1/8-tës, me zëvendësuesin e tij, Goncalo Ramos, që shënoi het-trik për të shpallur veten në skenën botërore.

Është periudha më e ndërlikuar e karrierës së shkëlqyer të 37-vjeçarit deri më tani, pasi ka filluar të marr kritika nga të gjitha anët për qëndrimin e tij.

Ozil, i cili luajti me Ronaldon në Real Madrid për tre vjet midis 2010 dhe 2013, u përpoq të dilte në mbështetje të shokut të tij duke postuar në rrjetet sociale.

“Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se nga vjen ky negativitet i vazhdueshëm nga mediat për Cristianon… Mediat thjesht po përpiqen të marrin klikime, dhe ekspertët që nuk kanë më karrierë thjesht duan të tërheqin vëmendjen me emrin e tij të madh dhe të përpiqen ta bëjnë atë të duket keq…”.

“Ai së shpejti është 38 vjeçar – pra çfarë është çudi që ai nuk shënon më 50 gola në sezon? Çdo tifoz futbolli duhet të jetë i lumtur që e ka parë duke luajtur futboll të klasit botëror për 20 vjet – nuk mendoj se askush nga brezi i ri do të jetë në gjendje t’i përputhet përsëri numrave të tij. Ai do të jetë përgjithmonë në kategorinë e tij”.

“Të gjithë duhet të tregojnë më shumë respekt për një prej sportistëve më të mëdhenj në historinë e sportit…”, ka shkruar Ozil në Instagram.