Sa paguhej dhe kush do t’i trashëgojë pronat e lëna nga Princi Philip?

141
Sigal

Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare duke lënë pas një familje të madhe, katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe tetë stërnipër, por edhe një pasuri të madhe.Funerali i tij pritet të bëhet në një rreth shumë të ngushtë familjar në kishëzën historike të kalasë Windsor, por shumë pyesin tani se kush do ta trashëgojë pasurinë e Dukës së Edinburgut dhe çfarë la pas?

Sa ishte paga e tij?

Si burri i Mbretëreshës, ai kishte të ardhura mujore nga Granti Sovran prej rreth 500,000 dollarë në vit. Nuk dihet nëse ai vazhdoi të merrte këtë pagë pas vitit 2017 kur dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore por vazhdoi të kishte qasje në të ardhura nga prona personale, toka dhe pasuritë e paluajtshme. Ai dhe Mbretëresha Elizabeth ndanë aksione dhe tokë që ai bleu nga familja e tij, të tilla si Balmoral Castle dhe rezidenca e Sandringham.

Kush do ta trashëgojë atë?

Ndërsa shumica e pronave të Princit Philip janë në pronësi të përbashkët me Mbretëreshën Elizabeth, besohet se ajo do të vazhdojë t’i mirëmbajë ato. Ata gjithashtu mund të ndahen me katër fëmijët e tij.

Cila është pasuria e Princ Filipit në kohën kur ai vdiq?

Në kohën kur ai vdiq, pasuria totale e Princit Philip ishte afër 30 milion dollarë, sipas Celebrity Net Worth.