Bardhi-Ramës: Prano propozimet e opozitës, leri sulmet me videomontazhe

56

Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD, i kërkon kryeministrit Edi Rama të pranojë menjëherë propozimet e opozitës dhe tu vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve me para në dorë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se, duke mos patur asnjë ide, kreu i qeveri po tenton të tërheqë vëmendjen e publikut me sulme dhe videomontazhe kundër opozitës.

“Pa ide, i vjetëruar dhe i papërgatitur Edi Rama përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën. Edi Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë.

Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit.

Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe.

Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!”, shkruan Bardhi në reagimin e tij, duke i bashkangjitur edhe një meme që po bën xhiron në rrjetet sociale.