Banorët vazhdojnë protestat në “Astir”

401
Sigal

Ka vijuar edhe dje t protesta e banorëve të “Astirit” në ditën e 29-të të saj, ku kërkojnë dëmshpërblim të plotë në vlerë 100% për banesat dhe bizneset e tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”. Me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, banorët kanë bllokuar qarkullimin në 2 akset e rrugës, duke i bërë thirrje edhe një herë qeverisë, që duhet t’i dëmshpërblejë 100 % të vlerës së shtëpisë, për të pranuar të largohen. Banorët në protestë, u shprehën se nuk do të tremben as do të kërcënohen nga arrestimet e policisë, sepse ata mbrojnë shtëpitë e tyre. Banorët thanë se nuk do të lejojnë askënd, që të gremisë shtëpitë e tyre dhe ato do t’i mbrojnë edhe me gjakun tyre.