“Banda vazhdon të sundojë në Kavajë, Ramës i duhet firma e Rroshit për pazaret e fundit”

467
Edi Rama vazhdon ta mbajë të vërsulur ndaj qytetarëve bandën kriminale të Elvis Rroshit në Kavajë, i cili është ende kryetar bashkie, edhe pse u zbulua dënimi i tij në Itali për përdhunim. Dje banda e Rroshit ka sulmuar sërish një qytetar, i cili një muaj më parë denoncoi dhunën shtazarake që ushtroi ndaj tij, vëllai i Rroshit, drejtor i Ramës për OSHE-në në Kavajë, në ambientet e institucionit ku qytetari Julian Kola, kishte shkuar për t’u ankuar mbi një faturim të padrejtë. Dje, e njëjta bandë, ka dhunuar sërish këtë qytetar, i cili denoncon publikisht se ushtari i Rroshit e ka goditur edhe brenda furgonit të policisë, dhe më keq, edhe në komisariat, ku njerëz me uniformën e shtetit, e kanë kërcënuar që të tërhiqet, të mos bëjë kallëzim.
Pak javë më parë, kjo bandë e Rroshit, e armatosur, plagosi në mes të ditës qytetarë të pafajshëm dhe kreun e forumit rinor të Partisë Demokratike.
Me gjithë këto precedentë, e këtë dhunë ndaj qytetarëve, me gjithë këto akte skandaloze që tregojnë se kjo bandë është mbi ligjin, që ka në shërbim të saj policinë e gjithë zyrat e shtetit, sërish Edi Rama vazhdon ta mbajë e ti japë pushtet kreut të këtyre banditëve, Elvis Rroshi. Edhe pse e quajti botërisht të mbaruar shërbimin e Rroshit, kur u zbulua dënimi i tij në Itali për përdhunim, Rama në fakt po lejon, e po përkrah të gjithë shërbimet kriminale të kësaj bande që sundon në Kavajë.
Kush është motivi që e bën Ramën të mos ndahet dot nga këta kriminelë e nga kjo bandë e armatosur, me të cilët ndan pushtetin? A janë tenderat disa milionë euroshe që duhet të firmosë Elvis Rroshi, si ai i përroit të Leshniqës, para që oligarkia i ndan mes vedi? Apo është projekti fantazëm i portit të Karpenit, ku pasuria kombëtare i jepet një firme të sajuar me 100 paund pasuri, e cila më pas e tregton sipas qejfit këtë aset të rëndësishëm të vendit Çfarë po pret Edi Rama të shkarkojë nga detyra banditin e tij Rroshi? Përgjigja është e thjeshtë; po pret shërbimet e fundit kriminale, ndarjen e parave dhe të pasurive kombëtare, dhe për këtë i duhet edhe ca kohë firma e banditit Rroshi.
Sigal