Balliu: RTV Ora kërkohet të mbyllet sepse i jep zë popullit!

258
Sigal

Klevis Balliu, ish-deputet i Partisë Demokratike ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me urdhrin për mbylljen e “RTV Ora”.

“Për RTV Ora kërkohet mbyllja e televizionit ndërkohë Carlo Bolinos i jepet toka dhe prona e qytetarëve me 1 Euro.

Sulmohet RTV Ora meqenëse nuk i serviloset pushtetit të korrupsionit, nuk i serviloset bashkisë së pavotuar.

Televizioni ku thuhen të vërtetat, ku i shërbehet interesit publik, pushteti i krimit kërkon ta mbyllë.

Nuk i duhet një TV ku ka një emision si Boom që denoncon dhe investigon duke faktuar padrejtësitë ndaj qytetarëve.

Kërkohet të mbyllet RTV Ora sepse me emisionin Tempora, që u jepet zë edhe atyre që s’janë dakord me pushtetin e krimit.

Kërkohet mbyllja e televizionit që ka emisionin 369 gradë meqënëse Artur Zheji bën analiza kundër padrejtësisë.

RTV Ora kërkohet të mbyllet sepse i jep zë popullit dhe jo pushtetarëve të krimit”, shkruan Balliu në rrjetet sociale.