Babëzia: Bashkitë e 30 Qershorit nisin plaçkitjen e pronave në qytete

538
Sigal

Skandali/ Vetëm për 2 muaj, bashkitë e reja kanë shpallur në total 270 tenderë me vlerë 28 miliardë lekë. Ndërkohë që zbardhet dhënia me koncesion nga qeveria për 35 vjet e Kepit të Rodonit. Një tjetër ligj u miratua dy ditë më parë në Parlament, i cili u jep të drejtë këshillave bashkiakë të shesin magazina, troje, prona, pyje, ndërtesa dhe çdo pasuri që është në inventarin e bashkive. Ja ligji

Nga data 1 korrik deri në datën 30 gusht, Bashkitë ( e reja) kanë shpallur në total 270 tenderë me vlerë  28 miliardë lekë

 

61 bashkitë e rilindësve të 30 qershorit plaçkitin pasuritë, para se të bëhen zgjedhjet e reja

Jakup B. GJOÇA

 

Tepsia e pushtetit qendror, nuk i mjaftoi rilindësve socialistë, që me më shumë se 2.500 koncesione të dhëna sidomos 3 vitet e fundit, të zhvatin me një babëzi të pashoq pasurinë kombëtare të Shqipërisë. Qeveria, pasi bëri në kundërshtim me Kushtetutën votimet e 30 qershorit, pa opozitën, duke zaptuar de fakto 61 bashkitë, menjëherë, pa humbur asnjë orë, votoi në parlament ligjin numër 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” të ndryshuar. Qeveria, që tashmë ka të gjitha bashkitë, ngutet dhe nëpërmjet bashkive që tani i ka zaptuar të gjitha, organizon tenderimin e të gjitha pasurive të patundshme që kanë bashkitë, me qëllim, që nëse bëhen sërish zgjedhje të reja vendore, të ketë përfunduar zhvatja, vjedhja (me ligjin e ndryshuar) e çdo pasurie të patundshme të bashkive.

Zhvaten edhe pronat e bashkive me vendime të një grupi këshilltarësh bashkiakë

Ndryshimet në ligj, në fakt prekin bazën e të drejtës së pronës. Konkretisht neni 55 i këtij ligji i jep të drejtë Këshillit Bashkiak të çdo bashkie që me një votim të thjeshtë, (shumica e pjesëmarrësve në mbledhje) të miratojë tjetërsimin apo edhe shitjen e pronës publike që ka në administrim një njësi vendore. E thënë ndryshe, një grup këshilltarësh mund të vendosin që një pronë publike, t’i jepet një biznesi apo individi në përdorim. Ligji i mëparshëm, i miratuar në vitin 2015, përcaktonte se kalimi në përdorim apo tjetërsimi i pronave që ka në administrim bashkia bëhet vetëm më shumicë të cilësuar. “Me shumicë të cilësuar” nënkupton miratimin e të gjitha forcave politike në këshillin bashkiak, për të kaluar një pronë të bashkisë në pronësi private ose në përdorim. Në nenin e ri që pritet të kalohet në Kuvend thuhet se “pronat publike nën administrimin e bashkive tashmë mund të tjetërsohen me shumicë të thjeshtë”. Të pronat publike që administrojnë bashkitë bëjnë pjesë që nga sheshet dhe ambientet e përbashkëta, hangarët, depot, apo edhe godina, tokat bujqësore, deri te plazhet dhe pyjet.

Vjedhje e pronës së bashkive me ligj

Pikërisht këto prona janë objekt i bizneseve të mëdha që kërkojnë t’i marrin nga shteti për shkak të kostos së ulët. Në këtë mënyrë, procedura e marrjes së një prone apo privatizimit të saj tashmë nuk ka nevojë për debat në Këshillit Bashkiak, por mjafton që një biznesmen të “bindë” me mënyrë ta ndryshme një pjesë të tyre. Një ndryshim i tillë, praktikisht është vjedhje e pronës me ligj. Parlamenti para disa ditësh, ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për ndryshimet për ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” të ndryshuar. Deputetët e PS nuk morën në konsideratë asnjë vërejtje ligjore të kreut të shtetit duke kaluar për votim një nga ligjet më kërcënuese të pronës publike dhe asaj private në vend. Me rrëzimin e dekretit të Presidentit për ligjin e qeverisjes vendore, Edi Rama në parlament i hapi rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjeshtë të votave, duke hequr pengesën e shumicës së cilësuar që ata, deri para 30 qershorit, nuk e kontrollonin, në pjesën dërrmuese të bashkive. Shfuqizimi i shumicës së cilësuar për tjetërsimin e pronës së bashkive është projektuar disa muaj më parë. Ajo është pjesë e strategjisë për plaçkitjen e pasurive të vendit dhe shkon paralel me ligjin tjetër korruptiv, klientelist dhe antikushtetues të korporatës së investimeve. Ky është një tjetër ligj që u rrëmben pronat bashkive për t’i vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama dhe që nëpërmjet këtij ligji, lejohet t’u japë oligarkëve, klientëve, miqve dhe familjes se tij pasuritë e bashkive pa garë, pa prokurim publik, madje edhe pa votë. Vendimi për t’i shkuar deri në fund ndryshimit të ligjit të qeverisjes vendore është grabitja më e rëndë me ligj e pronës publike. Ndryshimi i ligjit të pushtetit lokal, që zhbën shumicën e cilësuar për tjetërsimin e pronave, është grabitja më e rëndë me ligj e pronës së bashkive. Heqja e shumicës së cilësuar shkon paralel me ligjin tjetër korruptiv, të Korporatës së Investimeve, që u rrëmben pronat bashkive për t’ua dhënë pa garë klientëve të Ramës.

 

Qeveria lëshon mbi 7500 parcela bujqësore me qira, por shumë jo në pronësi të saj

Ministria e Bujqësisë ka publikuar një listë prej më shumë se 7500 parcelash tokë në të gjithë vendin që do të jepen me qira. Parcelat shtrihen në të gjithë vendin dhe kryesisht përfaqësojnë tokë arë ose pemëtore me sipërfaqe totale mbi 16 mijë hektarë tokë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministrisë së Bujqësisë shumë nga këto parcela nuk kanë të përcaktuar pronësinë, ndërsa për një pjesë thuhet se janë në pronësi të shtetit. Sipas vendimit të qeverisë së vitit të kaluar tokat bujqësore në pronësi të shtetit jepen me qira deri në 10 vjet, kur destinohen për kultivimin e bimëve të arave, eterovajore dhe bimëve dekorative dhe deri në 30 vjet.

Ja tenderët e bashkive që nga 1 korriku deri në 30 gusht, 28 miliardë lekë

Nga data 1 korrik deri në datën 30 gusht, Bashkitë ( e reja) kanë shpallur në total 270 tenderë me vlerë si fond limit 2 746 496 926 (dy miliardë e shtatëqind e dyzet e gjashtë milion e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e njëzet e gjashtë) lekë (të reja). Në këtë tërësi tenderësh janë të gjitha shpalljet e Bashkive, njësive të vartësive dhe shoqërive publike nën vartësinë e tyre. http://openprocurement.al/sq/tender/list/from_announcement_date/2019-07-01/to_announcement_date/2019-09-01?

Bashkia Tiranë ka numrin dhe vlerën më të lartë të tenderëve të shpallur. http://openprocurement.al/sq/tender/list/inst_id/20/from_announcement_date/2019-06-01/to_announcement_date/2019-09-01?

Pasohet nga bashkitë Shkodër http://openprocurement.al/sq/tender/list/inst_id/2/from_announcement_date/2019-07-01/to_announcement_date/2019-09-01? dhe Elbasan http://openprocurement.al/sq/tender/list/inst_id/23/from_announcement_date/2019-07-01/to_announcement_date/2019-09-01?

Me vlerën mbi 100 milionë lekë në këtë periudhë janë shpallur vetëm katër tenderë ku për njërin edhe njoftuar edhe fituesi http://openprocurement.al/sq/tender/list/limit_fond/100%20infinit/from_announcement_date/2019-07-01/to_announcement_date/2019-09-01?

Po për këtë periudhë 1 korrik deri 1 shtator 2019, tenderët njoftuar dhe të finalizuar me fitues kanë 23 raste të shënuara me RedFlag me indicie të mundshme për parregullsi dhe problem me konkurrencën në garë http://openprocurement.al/sq/index/redflag/from_announcement_date/2019-07-01/to_announcement_date/2019-09-01?

Tenderët për Bashki, njësi vartësie dhe shoqëri publike nën zotërim do të vijojnë të

përditësohen në faqen portalin për Prokurime publike.

 

Ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligj:

Neni 54

Detyrat dhe kompetencat e Këshillit Bashkiak

Këshilli Bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

  1. e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;

Ndërkohë që në nenin 55, pikat, 3 dhe 4, parashikohet se:

Neni 55

Votimi

  1. Vendimet merrenme shumicën e votave të të gjithëanëtarëve të këshillit për rastet e parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, “dh”, “f”, “g”, “gj”, “i” dhe “j”, të nenit 54, të këtij ligji.
    4. Vendimet merren me jo më pak se tre të pestat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit për rastin e parashikuar në shkronjën “e”, të nenit 54, të këtij ligji.