Dorëhiqet kreu i Hipotekës në Vlorë, ja kush e zëvendëson

567
Sigal

Kreu i Hipotekës Vlorë, Florian Alimadhi ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e sotëm.

Ende nuk bëhen të ditura arsyet e dorëheqjes. Mësohet se Alimadhi do të zëvendësohet nga Alteo Nazeraj.

Ky lajm vjen një ditë pasi në Elbasan, dha dorëheqjen drejtori i Tatimeve Bedri Bejtja. Në detyrën që mbante më parë Bejtja, është deleguar Vangjel Ranxha.