Avokatit Altin Goxhaj: Shoqëria Civile, në protesta deri sa të sqarohet “çështja e detit”

645
Marrëveshja mes ministrave të jashtëm shqiptar dhe grek ka qenë kryefjala e këtyre ditëve të nxehta politike. Në një prononcim ekskluziv për gazetën “Telegraf” avokati Altin Goxhaj, nga radhët e shoqërisë Civile ka kërkuar se duhet të bëhen publike procesverbalet e bisedës mes Bushatit dhe Kotzias. Goxhaj ka theksuar: “Protesta do ketë deri sa të sqarohet dhe të ndalohet kjo marrëveshje, duhet të bëjnë publike procesverbalet. Ne i kemi çuar një letër ku kërkohet publikimi i bisedës Kotzias dhe Bushati, me datë 9 shkurt në orën 14:00. Kryeministria duhet të kthejë një përgjigje për kërkesën e Shoqërisë Civile. Nëse nuk kthejnë përgjigje, të shtunën do ketë sërish protesta. Pra, data 10 do të jetë një demonstrim para kryeministrisë vetëm me flamuj shqiptarë dhe me mikrofonin e qytetarëve”. Nëse ende nuk do të kenë marrë një përgjigje për bërjen transparente të procesverbaleve, më datën 27 shkurt do të paraqitet padia në Gjykatën Administrative për të Drejtën e Informimit. Avokati Goxhaj ka theksuar se: “Kërkojmë pjesën që nuk përbën sekret shtetëror. Kufiri nuk përbën sekret shtetëror. Po i publikuan proces=-verbalet do ishte gjëja më e mire”. Sipas Goxhajt, ministri i jashtëm grek nuk mund të gënjejë, pasi populli i tij nuk e fal sidomos në këtë moment,e merr zvarrë. Greqia është para zgjedhjeve, edhe një gënjeshtër e tillë do i bënte shumë dëm. “E vetmja armë që ka qeveria jonë për shitjen e detit është populli dele që ka, por kërkohet që populli të jetë ujk në këtë rast. Deri në këto momente nuk është marrëveshje ligjore, por marrëveshje mirëkuptimi”. Që marrëveshja të bëhet ligjore është kompetencë e Presidentit. “Kompetenca është ekskluzive e Presidentit, i cili ngre edhe grupin e punës”. Sipas avokatit, protestat do të varen në dorë të qytetarëve, të cilët tashmë duhet të reagojnë, pasi po lejojnë që t’u copëtohet Shqipëria dhe nuk mund të bëhen palë e kësaj marrëveshjeje që më vonë do t’i dëmtojnë ata vetë.
Sigal