Avokati i Popullit ripërsërit thirrjen për të gjithë kandidatët për vendet vakante si Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor

333
Avokati i Popullit ripërsërit thirrjen për të gjithë kandidatët potencialë për vendet vakante për Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve dhe të shoqërisë civile, si dhe për Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve dhe të shoqërisë civile. Aplikimi për këto vende mbyllet më dt. 28 Janar 2017.
Shprehja e interesit të kandidatëve dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit: Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë.
Ftohen të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj, që brenda datës 28 janar 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.
Zyra e Avokatit të Popullit mirëpret aplikuesit çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 08.30 – 16:30 për të gjithë të interesuarit.
Të gjitha informacionet që lidhen me kandidimet, por edhe korrespondencat me institucionet e tjera të përfshira në procesin e vënies në zbatim të Reformës në Drejtësi publikohen në faqen zyrtare të institucionit www.avokatipopullit.gov.al në një hapësirë të posacme të titulluar Reforma në Drejtësi http://www.avokatipopullit.gov.al/…/reforma-n%C3%AB-drejt%C…
Avokati i Popullit është i vendosur që të realizojë të gjitha detyrat e ngarkuara nga ligji me përgjegjshmëri dhe transparencë të plotë mbi atë pjesë të procesit, për të cilën ngarkohet me kryerjen e procedurave specifike dhe kompetencave konkrete.
Sigal