Avokati i Popullit ka nisur hetim administrative mbi veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit në arrestimin e ish-presidentit të Republikës Ilir Meta. Institucioni në fjalë i ka nisur policisë një kërkesë për dhënie të hollësive mbi procedurat e ndjekura dhe nëse është zbatuar ligji në korrektësi. Ndërkohë, AMP, ndryshe nga rastet e tjera ku ka marrë edhe masa si arrestime apo përjashtime nga uniformat blu pas ngjarjeve të denoncuara publikisht, për Metën thotë se nuk ka patur kallëzim ndaj nuk ka nisur hetim.
Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur hetim administrativ për mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit, Ilir Meta. Hetimi administrative ka nisur që prej të mërkurës së 23 tetorit, 3 ditë pas arrestimit teksa I ka dërguar kërkesë Policisë së Shtetit për shpjegime rreth procedurave që jkanë ndjekur në ekzekutimin e masës së sigurisë. Në përgjigje të interesimit të mediave, Avokati i Popullit tha se verifikimet janë duke u kryer vetëm mbi veprimet e Policisë, pasi GJKKO, SPAK dhe BKH pasi institucioni nuk ka mandate mbi vendimmarrjet e tyre.
Një shkresë iu drejtua për informacion edhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, nëse kjo strukturë, ka nisur verifikim apo hetim, mbi veprimet e punonjësve të policisë. AMP thotë se për rastin nuk ka patur asnjë kallëzim, teksa në fakt në shumë raste, AMP nis hetime mbi veprimet e punonjësve të policisë, vetëm mbi indicia, qoftë mediatike apo publike, pa qenë nevoja e depozitimit të një kallëzimi, duke shkuar deri edhe në shkarkime apo pezullime nga puna si masë ndëshkuese.
Ish-Presidenti i Republikës njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua të hënën e 21 tetorit në zonën e kthesës së Kamzës. Mbrojtja e tij pretendoi se asnjë prej efektivëve nuk paraqiti një vendim gjykate për arrestimin e tij, por kjo masë iu komunikua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
Mënyra e arrestimit të Metës u konstestua gjerësisht, pasi u tërhoq zvarrë nga makina dhe u transferua në një makinë civile të policisë. Aktualisht, Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të 313 në Tiranë, ndërsa dyshohet sipas SPAK për disa vepra penale, njëjtë si ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës është caktuar masa detyrim paraqitje.