Av. Agim Gjolek/ Marrëdhëniet kolegë-eprorë-vartës, kyç në mbarëvajtjen e një punë të mirë

921
Prof. Dr. Ismet Elezi
Profesor Doktor i shkencave juridike z. Ismet Elezi dha këtë vlerësim për Librin “Rrëfime të një hetuesi të Prokurorisë”
Inteligjencë, profesionalizëm dhe përkushtim në kryerjen e detyrës
Lexova me interesim të madh librin “Rrëfime të një hetuesi të Prokurorisë” të juristit të njohur av. Agim Gjoleka. Ky libër botohet pas “Avokatit në procesin penal”, për të cilin kam bërë vlerësime pozitive dhe konsiderata të larta për autorin. Por, ndërsa libri i mëparshëm kishte protagonist avokatin në procesin penal, në botimin e tanishëm autori prezantohet në rolin e hetuesit. Dhe kjo paraqitje nuk është e rastit dhe as e sajuar në një roman. Përkundrazi, z. Agim Gjoleka, që pas mbarimit të Fakultetit të Drejtësisë punoi si hetues i prokurorisë, ku grumbulloi përvojë të pasur, të cilën tani e paraqet të përgjithësuar. Nga veprimtaria e tij e gjerë, në libër është përqendruar në rrëfimet për shtatë episode mbresëlënëse për lexuesin. Po të studiohen me kujdes të shtatë episodet do të shihet se ata kanë disa karakteristika kryesore të përbashkëta dhe njëkohësisht veçori e dallime midis tyre. Mendojmë të ndalemi vetëm në karakteristikat e përbashkëta, pa hyrë në analizën e çdo episodi. 1. Në hetimin e çështjeve penale, hetuesi është përpjekur të zbatojë me përpikmëri rregullat procedurale penale, të mbështetet në koncepte të drejta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, posaçërisht të personave të dyshuar apo të marrë si të pandehur. 2. Në të gjithë episodet e treguara në libër vërehet kujdesi i hetuesit për të mbledhur e verifikuar të gjitha llojet e provave, duke kombinuar metodat e hetimit me metodat e mjetet që përdor kriminalistika, në bashkëpunim e bashkëveprim me ekspertët kriminalistikë. Mjafton të lexoni “Tufë flokësh në lulet e gomës”, për të konkretizuar këtë bashkëpunim, që përbën një meritë të madhe të çdo hetuesi kur i zbaton me aftësi këto metoda. Bashkëpunimi e bashkëveprimi i hetuesit me ekspertë të tjerë, mjekoligjorë, balistikë e deri te përdorimit të qenit, janë veprime të nevojshme, e në disa çështje, të domosdoshme për zbulimin e veprës penale dhe të autorëve të tjerë. 3. Në hetimin e çështjeve penale nga hetuesi, autori i librit, vërehet se ai, në çdo rast, ka përcaktuar radhën e veprimeve hetimore dhe nuk ka ecur për ç’të dalë. Njëkohësisht, ai, me zgjuarsi e shkathtësi, ka ndryshuar trajektoren, versionet, kur ka konstatuar se ecte në rrugë jo të sigurt, siç ishte rasti i analizës së gjakut të personit të dyshuar. Inteligjenca, aftësia profesionale dhe përkushtimi i hetuesit Agim Gjoleka, në kryerjen e detyrave të pasqyruara me mjeshtëri e modesti në librin e tij, janë, pa dyshim burim frymëzimi e përvojë jo vetëm për juristët e rinj, që angazhohen në hetime, por edhe për prokurorët me përvojë, që duan të mësojnë e të përfitojnë. Episodi “Gabimi i kryetarit” jep portretizimin e atyre prokurorëve, që zënë pozitat jo për shkak të meritave e aftësive, por për militantizëm. Ky episode ruan aktualitetin. “Rrëfimet e një hetuesi të Prokurorisë” të autorit av. Agim Gjoleka janë shkruar me gjuhë e stil të thjeshtë, të qartë e të saktë, në përmbajtje e në formë, duke dhënë kontribut në zhvillimin e mendimit juridik shqiptar.
**************************************************
Av. Agim Gjoleka
Për të rritur autoritetin profesional çdo punonjës duhet të studiojë dhe të ndjekë zhvillimet e reja
Ngritja profesionale dhe e nivelit shkencor
Për të rritur autoritetin profesional çdo punonjës duhet të studiojë dhe të ndjekë zhvillimet e reja të profesionit të tij, të eksperiencës së dalluar nga vendi e jashtë, në mënyrë që të rrisë nivelin shkencor të profesionit edhe nëpërmjet mësimit dhe përdorimit të gjuhës së huaj, veçanërisht gjuhës angleze.
Paraqitja e sjellja në detyrë
Në detyrën e tij çdo punonjës detyrohet të ketë veshje dhe paraqitje serioze, sipas përcaktimit në rregulloren e brendshme, për ta përfaqësuar sa më denjësisht punonjësin e zyrës së Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale. Punonjësi nuk duhet të bëjë veprime provokuese e ngacmime trupore, që përbëjnë ulje të dinjitetit personal të tjetrit. Punonjësit nuk lejohen në vendin e punës, zyra, ambientet e institucionit, si dhe në vende publike të kryejnë veprime që përbëjnë marrëdhënie intime dhe në kundërshtim me moralin tonë, të cilat injorojnë personalitetin e dinjitetin e të tjerëve. Nuk lejohet që punonjësi gjatë detyrës të përdor pije alkoolike, si dhe në detyrë dhe jashtë saj të mbajë ose të përdorë lëndë narkotike. Komunikimet në telefon të punonjësit duhet të jenë me mirësjellje, pa shqetësuar të tjerët, pa ngritje të zërit dhe pa përdorë fjalë fyese.
Neni 19
Marrëdhëniet kolegë-eprorë-vartës
Punonjësit duhet të respektojnë liritë dhe të drejtat e njëri-tjetrit dhe të sillen duke respektuar normat morale dhe profesionale, të bashkëpunimit, ndershmërisë, ndihmës, të dinjitetit dhe konfidencialitetit. Punonjësit nuk duhet të veprojnë arbitrarisht në dëm të një personi, organizate ose të tretëve. Në marrëdhëniet me eprorët punonjësi duhet të udhëhiqet nga respekti, përkushtimi, transparenca, serioziteti, mirësjellja e ndershmëria për zbatimin me përpikmëri të urdhrave dhe udhëzimeve të ligjshme. Punonjësi epror duhet të respektojë të drejtat dhe dinjitetin e vartësit, ta vlerësojë në kryerjen e detyrave, ta ndihmojë atë në vështirësitë në punë dhe jashtë saj dhe të bashkëpunojë me të në interes të zhvillimit dhe përparimit të institucionit. Ai nuk duhet të përdorë pushtetin për përfitim personal dhe në dëm të të tjerëve. Nuk lejohen trajtimet diskriminuese për motive të tilla si raca,ngjyra, seksi, mosha, gjendja civile, besimi, bindjet politike, kombësia, gjendja shoqërore, ekonomike etj. Punonjësi ka të drejtë të kërkojë respektimin e lirive, të dinjitetit dhe të drejtave të tij, me korrektesë dhe mirësjellje, si dhe të ankohet ndaj shkeljes së tyre, duke ndjekur procedurat e miratuara të ankimimit.
Neni 20
Marrëdhëniet me publikun
Punonjësi duhet bëjë gjithçka që në publik të paraqitet me kulturë dhe etikë të lartë. Të dëgjojë me vëmendje dhe qetësi ankimet dhe ti trajtojë ato sipas dispozitave ligjore. Punonjësi duhet të respektojë personat që i drejtohen komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale ndaj veprimeve të kontrolluesit ose përpunuesit të të dhënave personale të institucioneve shtetërore e private. Verifikimi i pretendimeve të ankuesve për përpunimin e të dhënave personale në kundërshtim me ligjin, të bëhet duke dëgjuar e respektuar palët. Trajtimi i tyre duhet të bëhet në mënyrë të barabartë, të respektohet privatësia e dinjiteti i të gjithë personave dhe të bëhet kujdes për mbrojtjen e respektimin e të drejtave e lirive të tyre. Në marrjen e vendimeve duhet të bëjnë përpjekje për të bindur palët për njohjen e zbatimin e kërkesave të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe vetëm pas aplikimit të metodave të bindjes të zbatohjen masat ndëshkuese të parashikuara në ligj.
Marrëdhëniet me institucionet
Punonjësit duhet të ruajnë dhe zbatojnë raporte korrekte dhe bashkëpunuese me punonjësit e institucioneve të tjera, veçanërisht me Kontrolluesit dhe Përpunuesit e të dhënave personale. Marrëdhëniet midis tyre duhet të bazohen në principet e respektit dhe besimit reciprok.
Në mbledhjet, seminaret dhe vizitat e punës jashtë shtetit, punonjësit tanë duhet të parashtrojnë problemet e shkëmbimit të eksperiencës me qetësi, kulturë, profesionalizëm e integritet, për të reflektuar traditën e pasur juridike dhe etike të administratës shqiptare.
Puna me dokumentet
Punonjësit duhet të hartojnë e të paraqesin dokumentet në kompjuter në formën e paraqitjen e miratuar, me përmbajtje të argumentuar dhe me profesionalizëm, në konsultim me aktet ligjore dhe nënligjore, pa mëdyshje e përdorimin e fjalëve të pa përshtatshme, pa lejuar gabime ortografike e gramatikore. Punonjësit i ndalohet keqpërdorimi i dokumenteve që ka në kompetencë të hartojë dhe lëshojë, si dhe ndalohet interpretimi i gabuar i përmbajtjes së dokumentit, fshehja apo mosdhënia e informacionit që detyron ligji për përmbajtjen e dokumentit.
Qëndrimi në mbledhjet e punës
Në mbledhjet e punës punonjësi duhet të zbatojë radhën e marrjes së fjalës, të mos ndërhyjë kur tjetri diskuton dhe të respektojë mendimet e të tjerëve. Asnjëherë nuk duhet të flasë me zë të lartë dhe të përdorë fjalë ose shenja fyese apo përbuzëse për të tjerët. Punonjësi duhet të marrë pjesë në diskutimet në mbledhjet e punës dhe të japë mendime profesionale për zgjidhjen e çështjes në shqyrtim. Punonjësit nuk i lejohet që të japë këshilla dhe rekomandime kundrejtë çdo lloj shpërblimi për rezultatin e diskutimit dhe mënyrën e marrjes së vendimeve.
Standardet jashtë detyrës
Në shoqëri, rrugë, ambiente etj.
Punonjësi duhet të mbajë shoqëri të zgjedhur, me moral e reputacion të lartë. Duhet të ketë paraqitje e ecje të rregullt dhe të manifestojë vazhdimisht sjellje të kulturuar, të respektojë dhe zbatojë me përpikmëri të gjitha rregullat e qarkullimit. Ai duhet të ndërhyje pa hezitim për të ndihmuar organet kompetente dhe të dëmtuarit në rastet e shkeljeve të rregullave dhe ligjeve nga qytetarët. Punonjësi duhet të udhëhiqet nga respektimi i të moshuarve dhe i detyrimeve miqësore e shoqërore sipas zakoneve e traditave më të mira shqiptare. Të mos lejojë konsum abuziv të pijeve alkoolike, ngritje të zërit dhe sjellje të tjera që ulin dinjitetin dhe personalitetin e tij dhe të tjerëve. Të manifestojë respekt, solidaritet e tolerancë në shoqëri, gatishmëri për ndihmë e bashkëpunim reciprok për çdo rrethanë e problem, brenda normave ligjore e morale. Respektim të rregullave të bashkëjetesës dhe shmangia e veprimeve që shqetësojnë të tjerët. Punonjësi duhet të kujdeset për shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit, personave fizik e juridik.
Sigal