Basha: Kjo është tirani! Ra shteti ligjor

474
Ngjarjet e kësaj të hëne në Parkun e Liqenit Artificial, ku përfaqësues të Partisë Demokratike u përplasën me Policinë e Shtetit për këndin e lojrave, konfirmon për Lulzim Bashën se Edi Rama e sheh veten mbi ligjin dhe Kushtetutën e vendit dhe se kryeministri qëndron pas betonizimit të kryeqytetit.
“Edi Rama konfirmoi se është personi mbrapa betonizimit të Tiranës, se ai i është rikthyer programit të betonizimit të Tiranës që nisi dhe e vazhdoi për 11 vite me radhë. Për këtë arsye ka emëruar një kukull në krye të bashkisë, për të realizuar projektet e tij të betonizimit. Kemi të bëjmë me një kryeministër i cili nuk kufizohet nga ligji dhe Kushtetuta siç e dikton republika parlamentare, por e shikon veten mbi ligjin dhe Kushtetutën për të plotësuar interesat e tij”, shkruan në Facebook, Lulzim Basha. Sipas kreut të demokratëve tashmë nuk bëhet më fjalë vetëm për rrëzimin e disa pemëve për ngritjen e këndit të lojrave, por për rrëzim të shtetit ligjor. 
“Bëhet fjalë për rënien e shtetit ligjor, garancisë së vetme që qëndron mes dajakut arbitrar dhe arrestimit arbitrar torturës, dhunimit të të drejtave të njeriut, vrasjes shtetërore dhe një shoqërie civile, europiane dhe demokratike”, shkruan ai Kreu i demokratëve e intepreton dhunën si dëshmi se ky rregjim është në grahmat e tij të fundit. “Kjo qeveri është mbi ligjin e jashtë ligjit. Kjo qeverisje e sheh veten mbi Kushtetutën e mbi ligjin. Qeverisja mbi Kushtetutën e mbi ligjin është tirani. Tiranitë kanë vetëm një fat, ato përmbysen”, mbyll deklaratën e tij Basha. “Bëhet fjalë për rënien e shtetit ligjor, garancisë së vetme që qëndron mes dajakut arbitrar dhe arrestimit arbitrar torturës, dhunimit të të drejtave të njeriut, vrasjes shtetërore dhe një shoqërie civile, europiane dhe demokratike”, shkruan ai.
Sigal