Audiopërgjimi i ri/ Kallëzohen penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorë të çështjes Xhafaj, për fshehje provash

418
Sigal

Partia Demokratike kallëzon penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj”

Salianji publikon audiopërgjimin e ri që po mbahet i fshehtë nga prokuroria

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Salianji, ka deklaruar se PD-ja do kallëzojë penalisht ish-drejtuesit e Policisë së Fierit si dhe prokurorët e “Dosjes Xhafaj”, lidhur me audiopërgjimin ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Opinioni publik ka parë përgjatë gjithë këtij viti se si policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës. Dy përgjime të reja faktojnë se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, të deleguar nga “shefi i madh”, që provohet se është Fatmir Xhafaj. Përgjimet provojnë se Edi Rama është faktuar si arkitekti i mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj, ndërsa Fatmir Xhafaj si ministri që vuri policinë dhe prokurorinë në shërbim të falsifikimit të së vërtetës. Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj” për shpërdorim detyre, falsifikim të provave dhe fshehjen e së vërtetës. Salianji publikoi gjithashtu një tjetër material audiopërgjimi mes ish-drejtorit të Policisë së Fierit, Alert Nushi dhe Fredi Alizotit. Në bisedë Nushi dëgjohet që i thotë Alizotit se “Ka deleguar kompetencat. Ka mundësi që nesër pasdite të jetë këtu.”

Rama u investua në fabrikimin e dëshmitarit të rremë. Dosja “Xhafaj” është prova më konkrete që Shqipëria është sot një narkoqeveri. Përgjigjet zyrtare të pazbardhura nga prokuroria në mënyrë të qëllimshme tregojnë se dëshmitari i Ramës është blerë. Faktojnë vendosjen e policisë, prokurorisë nën urdhrat e një trafikanti që mori përsipër rolin e aktorit për të shpëtuar Ramën. Drejtuesit e policisë në Fier paguajnë Fredi Alizotin me urdhër nga ai që ka deleguar qepjen e kësaj historie. Është Fatmir Xhafaj. Narkoshteti nuk do ia dalë kësaj radhe. Do padisim penalisht ish-drejtuesit e policisë së Fierit dhe prokurorët e çështjes Xhafaj.” – tha Salianji. Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Opinioni publik e ka parë përgjatë gjithë këtij viti sesi policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës.