Protestuesit lyejnë me bojë të zezë Ministrinë e Brendshme/ FOTO

463
Sigal

Ministria e Brendshme ishte ndalesa e dytë e protestuesve, pasi u zhvendosën nga godina e Parlamentit që nga ora 09.30 e mëngjesit.

Protestuesit kanë spërkatur me bojë të zezë muret e pjesës hyrëse të ministrisë në shenjë proteste.

Protestuesit kanë thirrur: ‘Lironi djemtë tanë’, ‘qeveria e krimit’, ‘fund qeverisë së hajdutëve dhe oligarkëve’, pasi kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar sot dhe nga protestat e mëparshme.

Po ashtu, janë vendosur edhe forca të shumta policie, të zhvendosur po ashtu nga parlamenti. Pasi qëndruan për disa minuta, protestuesit janë drejtuar tashmë drejt selisë blu.