Ish ambasadori Arvizu është në Tiranë dhe ka nisur disa takime me politikanët shqiptarë bashkë me pasardhësin e tij Donald Lu.
Takimin e parë e kanë kryer me kreun e demokratëve, Lulzim Bashën në selinë e PD. Në daljen nga selia blu, Basha është parë të bisedojë me nxitim me ambasadorin amerikan, Donald Lu, ndërsa i shtrëngonte dorën. Pas këtij takimi, Lu dhe Arvizu janë drejtuar për në kryesinë e kuvendit, aty ku takuan me Ilir Metën. Mësohet se temë e bisedës ka qenë situate e kanabisit në vendin tonë. Aleksandër Arvizu është emëruar Zëvëndës/ndihmës sekretar në Zyrën e Narkotikëve në Departamentin e Shtetit.



















