Arkitektit Stefano Boeri i ndalohet pjesëmarrja në tendera publikë, akuza për manipulim

63
Sigal

Arkitekti që ka transformuar Tiranën prej 2017 me projekte të hapuara deri më 2030, e të financuara nga fonde publike, ndalohet në Itali të kontraktoj o të jetë pjesë e garave publike, apo dhe si anëtar i komisioneve të gjykimit mbi vendimarrjen e tyre.

I akuzuar për manipulim tenderash e falsifikim, Stefano Boeri, arkitekti klient i qeverisë Rama e i Bashkisë së Erion Veliaj, pezullohet të jetë pjesë e garave, procedurave e komisioneve të gjykimit për tendera publike në rolin e arkitektit dhe të Profesorit të Arkitekturës.

Ky është vendimi i zyrtarizuar i Prokurorisë së Milanos në kuadër të procesit hetimor ndaj tij mbi ndërtimin e Bibliotekës Europianë të Inormacionti e Kulturës (BEIC).

Për 1 vit arkitekti Stefano Boeri nuk mund të bëj asnjë kontratë e punë me Administratën Publike Italiane, është vendimi i prokurorit të cështjes pasi gjykata paraprake ka vendosur të heq masën e arrestit shtëpiak ndaj tij.

Kjo masë ndaj Boerit është në kuadër të dosjes hetimore BEIC, pa harruar se ndaj tij vazhdon hetimi dhe për abuzim ndëtimor e zhvillim të paligjshëm në një tjetër dosje për ndërtesën Bosconavigli në Milano.

Ndërkohë arkitekti italian vijon punën e tij me një sërë projektesh të rëndësishme në Tiranë e planin e tij rubanistik Tirana 2030.

Të tilla janë

Kubi i Tiranës

Blloku Ëeste Residence

Tirana Riverside

Vertical Forest

3 shkolla të reja etj.