Kryemadhi : Gruaja për LSI-në është themeli i familjes, është themeli i shoqërisë

161
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me gratë në qytetin e Laçit, ku foli për vlerat që gratë i japin familjes.

Pjesë nga takimi :

Mbasditja është një nga momentet më të mundshme për gratë sepse kanë punët e shtëpisë, kanë për të mbajtur fëmijët, i presin nga shkolla, nga kopshtet. Unë ju falenderoj shumë që na krijuat mundësinë sot për të bashkëbiseduar me gratë e Kurbinit. Sepse vetëm në këtë mënyrë ne do ta kemi të mundur komunikimin drejtpërsëdrejti. Gruaja për LSI-në është themeli i familjes, është themeli i shoqërisë. Pa gratë shoqëria jonë nuk do të kishte të mundur që të krijonte hapësira për fëmijët, familjen, rritjen dhe shkollimin e fëmijëve. Jo se ne i bëjmë gjërat vetëm, por është një nga elementët nxitës të gjithë shoqërisë dhe familjes sonë.
Unë u jam mirënjohëse sepse kam një emocion të veçantë për qarkun e Lezhës. Mandatin e 2013 unë e kam marrë në Lezhë, ku kam qenë deputete për herë të dytë dhe për hir të së vërtetës ka qenë një mandat mjaft i vështirë, por edhe shumë domethënës për mua dhe për LSI-në. Dua të jem koshiente që sot në Bashkinë e Kurbinit është shumë e vështirë jeta e çdo të riu, të reje, familjari dhe aq më shumë e grave. Sepse një nga problemet kryesore që kanë sot familjarët është i papunësisë. Jo vetëm papunësia, por edhe mungesa e fuqisë ekonomike, zhvillimit, e krijimit të hapësirave për punësim, duke pasur parasysh që Bashkia e Kurbinit ka gati 13 km vijë bregdetare dhe investimet në turizëm janë shumë të vogla. Për të vazhduar pastaj për turizmin religjioz, të martat në kishën e Shna Ndout, ky mbi 2 milionë qytetarë vijnë dhe luten për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Ashtu sikurse është edhe një nga bashkitë më të varfra për sa i përket krijimit të hapësirave për vendet e punës, apo për punë të mirëpaguar.
Tërmeti i 26 nëntorit e goditi Bashkinë e Kurbinit dhe sot e kësaj dite ne vazhdojmë akoma t’i kemi njerëzit në momente shumë të vështira. Edhe pse është nisur një projekt nga qeveria turke në mes të Bashkisë së Kurbinit, përsëri do të dëshiroja që ajo të ishte e prekshme për të gjithë banorët që kanë humbur shtëpitë e tyre. Ashtu sikurse nga ana tjetër do të kërkoja përfshirjen dhe angazhimin e të gjitha grave.