Hernando de Soto, një ekonomist dhe autor peruan, ndoshta nuk e ka vizitura Thethin por ai ka shkruar gjerësisht për historinë e urbanizimit dhe ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik. De Soto argumenton se çelësi i zhvillimit ekonomik është formalizimi i të drejtave të pronës. Puna e De Soto-s ka qenë me ndikim në formësimin e të menduarit të politikëbërësve dhe akademikëve në mbarë botën. Ai ka argumentuar se formalizimi i të drejtave të pronësisë është thelbësor për nxitjen e investimeve dhe rritjes ekonomike, veçanërisht në vendet në zhvillim.
Por cilat janë disa nga mësimet për situatën kritike në Theth :
- Thelbi i politikave publike duhet te jete parandalimi dhe jo shkatërrimi, pasi janë disa milionë euro që shkatërrohen dhe bashkë me to shkatërrohet në pak orë mundin, djersa dhe sakrificat disa dhjetra vjecare te investitorëve familjare të këtyre bujtinave;
- Zhvillimi urban lindi dmosdoshmëria që individët të mos zaptonin tokën. Historia e “garthimit” te tokave ne SHBA vjen që nga shekulli i 17-të;
- Planet e zhvillimit që lehtësojnë pronarët dhe bizneset të ndërtojnë pa shumë burokraci dhe kosto në tokat e tyre – janë çelësi për një zhvillim të qëndrueshëm edhe në këto zona;
- Shqipëria nuk ka nevojë për një agjenci publike që shkatërron ndërtime apo investime pa leje, por një autoritet që mbron tokat ( jo vetem ne zonat e mbrojtura) dhe që pengon çdo ndërtim pa leje që në momentin e parë. Dronët dhe Satelitët mund ta bëjnë këtë mbikëqyrje të tokës shumë lehtë;
- Sidomos në veri ndërtimet nuk krijojnë përplasje mes ndërtuesve dhe pronarëve të tokave, pasi në ato zona pas viteve 1990, të gjithë u kthyen në tokat e tyre. Kjo lehtëson disiplinimin e ndërtimeve;
- Planet zhvillimore duhet t’i japin përparësi zonave me intensitet të lartë zhvillimi, aq më tepër në zonat e thella në veri të vendit;
- Këto zona kanë një diasporë të vjetër, të zhvilluar dhe emigracion të ri, ndoshta më shumë se çdo pjesë tjetër e vendit – gjë që e bën të qartë se burimet financiare janë kryesisht të ligjshme;
- Lejimi apo “tolerimi” i ndërtimeve për një periudhë jo të shkurtër kohore ka ndikuar gjithnjë e më shumë në rritjen e investimeve – kjo është kostoja që nuk duhet te paguajnë banorët e Thethit nga mos funksionimi i shtetit ligjor;
- Fakti që ndërtesat që synohen të shkatërrohen janë kryesisht bujtina, që jane investimet private familjare i bëjnë më të rënda humbjet e tyre financiare dhe pasojat e rënda sociale.
Si përfundim – strukturat shtetërore nuk duhet të nxitojnë për t’i shkaterruar këto prona por të miratojnë me prioritet një plan zhvillimi që i integron ato në planet zhvillimore te Thethit.
Thethi mbetet një nga mrekullitë natyrore të jo vetem te veriut të vendit tonë. Aty janë bërë investime të mira infrastrukturore nga qeveria.Kthimi i këtyre investimeve është në proporcion me rritjen e aktivitetit turistik sipas një plani zhvillimi, i cili në situatën aktuale integron dhe nuk shkatërron investimet private.Një ekonomi rritet në mënyrë të qëndrueshme, të lartë dhe të drejtë, veçanërisht kur investimet private investohen në mënyrë të mençur, sipas planeve zhvillimore dhe me prioritet rritjen e të ardhurave të banorëve të zonave si Thethi, ku sfidat me natyrën janë të vështira dhe të kushtueshme. Kjo analizë profesionale është edhe një detyrim mirënjohës ndaj banorëve të zonave të Veriut, ku prej vitit 2005 jam Qytetar Nderi në Vermosh.