“Anija kozmike” Mogherini po kthehet e dështuar në Itali

528
EU foreign policy chief Federica Mogherini gives a press conference after an EU-Tunisia Association Council meeting at the EU headquarters in Brussels on May 15, 2018. / AFP PHOTO / JOHN THYS
Sigal

Më në fund “Anija kozmike” Mogherini po kthehet në Itali

Çfarë dhimbje për kombin dhe zemrën. Në këto ditë Italia humbet eksponenten më të madhe evropiane, Komisioneren e Lartë FederIca Mogherinin. Në pesë vitet e mandatit, shkalla e ndikimit të saj në Evropë është e panjohur, nuk ka instrumente farmaceutike, të tilla, të sakta për të matur peshën e saj. Ndoshta ajo mund të ketë punuar nën tokë, si një urith apo minatore; ndoshta do të rizgjidhet – ku i dihet – në Letoni. Por këtu (Itali) Mogherini ka shkuar pa u vënë re, ka mbetur një fillestare, si zeroja, transparente, pa influencë, nuk e merr kush në konsideratë. Duke preferuar atë në vend të Massimo D’Alemas, burrështetasi Matteo Renzi arriti të kryejë një kryevepër të dyfishtë: Uli peshën e Italisë në arenën evropiane dhe humbi mundësinë për të hequr qafe një armik brenda shtëpisë, duke e dërguar atë në Evropë dhe duke krijuar kështu një armëpushim me të. Federica Mogherini (*ministre e jashtme), ishte e vetmja e mbijetuar e mbetur në pushtet me titullin solemn të Komisionerit të Lartë Evropian, që tani po skadon bashkë me Komisionin. Por ajo është gjithashtu më enigmatikja, e pashprehur, si një perëndeshë hindu. Ata e quajtën si një Red Joan të re, spiunia angleze, e cila i kaloi sekretet e bombës atomike rusëve, për të cilën tashmë është bërë një film. Unë mendoj se thashethemet, të cilat më pas rezultuan të jenë veçse një putinatë (*lojë e fjalësh – punë e Putinit), lidhej me një foto që bëri xhiron e botës, ku një Mogherini intriguese shtrëngonte dorën e Putinit. Dhe me vështrimin e saj prej sfinksi mbërthente bashkëbiseduesin sikur të sanksiononte një pakt ezoterik me Carin Vladimir, i cili e shihte atë nga ana tjetër, me një sy mistik-aluzues (*me nënkuptim), ndoshta pak epshor dhe të eksituar (nuk di si i thonë ‘kurvar’ në rusisht/shënimi autorit). Dhe kjo ishte një mrekulli për të dëshmuar në këtë vit konfliktet në Evropë midis sovranistëve dhe vasalëve, midis populistëve dhe globalistëve, midis atyre që duan të dalin (nga BE) dhe të integruarve, dhe të vërejnë mungesën e madhe të Komisioneres së Lartë, me detyrë zyrtare për të luftuar mizat. Por, ashtu siç ndahej Evropa, Italia ishte në luftë me eurokratët dhe ajo (Mogherini) vazhdonte të vëzhgonte pafundësinë dhe të priste që mizat të binin rrjetën e saj … Madje edhe ata që e nisën në orbitë, më pas deklaruan se ishin penduar. Tani, pas pesë vitesh orbitë në hapësirë, Ufo-roboti që vjen nga e panjohura do të zbresë nga 27 yjet e Evropës dhe do të kthehet në tokë me skadimin e mandatit. Shumë do të pyesin veten: A është nisur ndonjëherë me të vërtetë, a ka qenë vërtet në krye të Bashkimit Evropian? Apo Komisionerja e Lartë fluturonte aq lartë sa ishte e padukshme për syrin e pastërvitur dhe ishte kaq e parrëfyeshme saqë nuk u kap madje as nga radarët që sinjalizojnë praninë e më të padukshmëve? Moscerini (*mizat e vogla) po, Mogherini jo, nuk u panë ndonjëherë. Mirë se erdhe përsëri në tokë, shumë e Larta, e Kthjellta, e Lehta astronaute dhe udhëtare e qiellit të Evropës. Mungesa jote do të lërë një hendek të pakapërcyeshëm në institucione, ashtu siç la, nga ana tjetër, prania e jote! Nga Marcello VENEZIANI