AND-ja e korrupsionit dhe politika po varfëron e shpopullon Shqipërinë

84
Sigal

Flet Prof. Dr. Zamiro Çavo/ Korrupsioni është në sistem,sistemet autoritare në horizont. Organizatat rinore të partive, janë vetëm kopjo të nxira të elitës së vjetër. Sa kohë që shqiptarët rendin pas Njëshit dhe jo pas ideve, nuk ka elitë të re.  Shqiptarët quajnë “hero” ata që vjedh e duartroket atë që e dhunon.  Arsimi shqiptar vijon me mëndësitë e mesjetës, teksa emigrimi po boshatis vendin nga varfëria. Vendi ynë përfundimisht është  i bekuar nga perëndia, por i shkatërruar nga njerëzia

10 pyetje dhe 10 përgjigje

 AND e korrupsionit po varfëron dhe shpopullon Shqipërinë

 Prof. Dr. Zamiro Çavo

Korrupsioni është në sistem, sepse shqiptarët vetë e kanë në AND-n sociale korrupsionin. Organizatat rinore të partive tradicionale politike, janë vetëm kopjo të nxira të elitës së vjetër. Sa kohë që shqiptarët rendin pas Njëshit dhe jo pas ideve, nuk ka elitë të re politike. Dy vitet që pasojnë do të shoqërohen me krizë ekonomike që as e majta e as e djathta politike nuk do mund ta frenojnë dot.

1-A është e ardhmja e demokracisë premtuese?

Jo! Sepse nxitja e dhunës, e luftës dhe krijimi i një atmosfere frike, çon detyrimisht në “forcimin e sigurisë”. Dhe kur siguria del në plan të parë, liritë kufizohen. Sistemet autoritare janë në horizont.

  1. A është lidershipi politik botëror i gatshëm për të shmangur një luftë të re botërore?

Jo! Kur bota qeveriset ose nga deficentë ose nga të çmendur, nuk ka shpresa. E vetmja shpresë është ndikimi i manjatëve të ekonomisë për të ruajtur ekulibrin e fitimeve të tyre.

Arsimi shqiptar ende nuk ka kuptuar se nuk mund të vazhdohet më me mëndësitë e mesjetës, se nuk mund të vazhdohet më me stafe mediokre e curricula të lodhura, me drejtues të paaftë dhe me teknologji primitive.

  1. A do jetë Europa e gatshme të ofrojë Ballkanin perëndimor në gjirin e saj politik?

Jo! Europa do tollovitet edhe në vitet, që vijnë me “frikëra” që vijnë nga brënda e jashtë saj, duke vazhduar me ecejaket në këto vende e duke zvarritur e premtuar në vazhdimësi. E kapur në “kurth” gjeopolitik me luftën në Ukrainë, në “kurth” ushtarak me Naton, në “kurth” ekonomik me krizën ekonomike që po i afrohet, Europa nuk ka mëndjen te Ballkani.

  1. A do të jetë ekonomia jonë më e sigurtë në të ardhmen?

Jo! Dy vitet që pasojnë do të shoqërohen me krizë ekonomike që as e majta e as e djathta politike nuk do mund ta frenojnë dot. Shkaku janë investimet në pasuri të paluajtshme( resorte, hotele luksi e banesa luksi etj) dhe jo investime në ekonominë prodhuese.

  1. A do bëhet shoqëria më e arsyeshme dhe më e përgjegjshme për rolin e saj në politikën e ditës?

Jo! Indiferentizmi sociopolitik do forcohet në favor të atyre që na kontrollojnë çdo ditë nëpërmjet medias e rrjeteve sociale.

  1. A do të ketë Shqipëria një elitë të re politike?

Jo! Gjëja që do dëshironim më shumë është elita e re politike. Por situata politike në vend nuk e premton diçka të tillë. Të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme. Organizatat rinore të partive tradicionale politike, janë vetëm kopje të nxira të elitës së vjetër. Sa kohë që shqiptarët rendin pas Njëshit dhe jo pas ideve, nuk ka elitë të re politike.

  1. A do mund të frenohet emigrimi i të rinjve shqiptarë jashtë vendit?

Jo! Sepse gjendja ekonomike brenda vendit nuk ofron shanse për një jetë më të mirë dhe se ofertat, që vijnë nga vendet ku plakja e popullsisë nuk arrin dot të çojë përpara vendin, do jetë në rritje.

  1. A do të prodhojë arsimi shqiptar të rinj të përgatitur për të ardhmen?

Jo! Sepse arsimi shqiptar ende nuk ka kuptuar se nuk mund të vazhdohet më me mëndësitë e mesjetës, se nuk mund të vazhdohet më me stafe mediokre e curricula të lodhura, me drejtues të paaftë dhe me teknologji primitive.

  1. A do të jetë efektiv Spaku në minimizimin e korrupsionit në Shqipëri?

Jo! Sepse korrupsioni është në sistem, sepse shqiptarët vetë e kanë në AND-n sociale korrupsionin ( vjedhjen e asaj që nuk të përket), sepse shqiptarët quajnë “hero” ata që vjedh e duartroket atë që e dhunon. Dhe njerëzit e SPAKUT janë gjithashtu shqiptarë!

  1. A do na ndihmojë Amerika në të ardhmen për një vend të pastërt nga korrupsioni dhe të fortë ekonomikisht?

JO! Aq sa na ka ndihmuar deri tani! Politika amerikane është pragmatiste, pra kthen “Sytë” vetëm kur ka interesa të forta e përfitime maksimale.

Dhe një pyetje e veçantë:

A ka njerëz të ndershëm në këtë vendin tonë të bekuar nga perëndia e të shkatërruar nga njerëzia?

PO! Ka plot njerëz të tillë, por sapo bëjnë një hap përpara ngrihet hordhia e injorantëve, apo militantëve dhe e “nxijnë” përpara se ai të bëjë hapin e dytë!