Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat anësore të rrugës, përfundon në spital shoferi

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor Rubjek-Manëz, shtetasi L. Ll, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat ansore të rrugës.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit shtestasi L. Ll, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sigal

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.