Analiza vjetore e DVP Lezhë/ Taulant Balla: Vëmendje e shtuar e fenomenit të gjakmarrjes

25
Sigal

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë.

Në përfundim të takimit ku ishin të pranishëm dhe përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit, Ministri Balla foli për situatën problematike të krijuar nga ngjarjet kriminale në këtë qark. Duke u ndalur te vrasjet pa autor të viteve dhe muajve të fundjt, Ministri i Brendshëm tha se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në zbardhjen e këtyre krimeve, ndërsa vëmendje e shtuar do ketë dhe ndaj fenomenit të gjakmarrjes që ka prodhuar pjesën më të madhe të këtyre ngjarjeve me viktima.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, çështje e cila është në hetim nga Prokuroria e Lezhës, Ministri i Brendshem Taulant Balla tha se policia e shtetit ende nuk ka një përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Në analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë, u vu theksi dhe te siguria rrugore e cila mbetet problem për shkak të numrit të lartë të aksidenteve me viktima dhe të plagosur.