Erion Veliaj pret në zyrë kryetaren e Bashkisë së Sarajevës, Benjamina Kariç/ Veliaj: Të mësojmë nga njëri-tjetri për të qenë të suksesshëm

23
Sigal

Ditën e sotme, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në zyrën e tij kryetaren e bashkisë së Sarajevës, zonjën Benjamina Kariç.

Ata firmosën “Memorandumin e Mirëkuptimit”, si shenjë e bashkëpunimit midis dy kryeqyteteve. Ai vuri në dukje vështirësitë që Tirana dhe Sarajeva kanë patur gjatë historisë së tyre dhe vlerësoi kryeqytetin boshnjak për arritjet e tij dhe për forcën që ka shfaqur për të përballuar vështirësitë.

Veliaj tha se dy kryeqytetet duhet të mësojnë nga njëri-tjetri për të qenë të suksesshëm. Ai tha se duhet të bashkëpunojmë me qëllim krijimin e një vendi sa më të mirë për brezat e ardhshëm.

Zonja Benjamina Kariç u shpreh se dy kryeqytetet janë më afër se asnjëherë tjetër me njëri-tjetrin. Ajo tha se Sarajeva dhe Tirana kanë ngjashmëri përsa i përket traditave dhe njerëzve të mirë dhe se kjo është vlera më e madhe.

Në përfundim të takimit, Veliaj i dhuroi kryetares së bashkisë së Sarajevës, simbolin e qytetit të Tiranës, “Kullën e Sahatit”.