Analisti Fatos Lubonja/ Paratë e pista, që përdoren tek kullat në Tiranë, janë mekanizmi me të cilin Rama mban pushtetin

497
Sigal

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama, se do të rikonstruktohen një numër objektesh me rëndësi të veçantë, si Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Kombëtar dhe do të prishet Teatri Kombëtar për të ndërtuar një teatër të ri. Lubonja: “A të bëri përshtypje se si gjithë bota e Edi Ramës, është tek Sheshi, rrotull Skënderbeut, Teatri, Muzeu. A e di ky që nëpër shkollat e Tiranës, nxënësit janë nga 45-50 veta në klasë? E di sa është norma që të quhet një klasë e që mund të edukosh një fëmijë? Pesëmbëdhjetë. E di ky që spitalet janë në gjendje lufte? E di ky, që ne akoma kemi ato kazanët e plehrave që ka Tirana, nuk ka në botë sepse janë të ndara.

A di ky që nuk kanë më diell shqiptarët, sepse përballë çdo dritareje, i ka ngritur një pallat. S’ka hapësira publike, vende ku fëmijët të luajnë. Ky nuk do të dijë fare për këto. Vetëm të bëjë kulla, që të identifikohet me to. Ky njeri nuk është i aftë të dëgjojë kritikat. Ky është mekanizmi me të cilin rri në pushtet. Paratë e krimit, investohen aty, pasurohen këta, fusin në xhepa, qarkullojnë nëpër shqiptarët, paguhet elektorati dhe po zhvillohet një tumor dhe tumori është bërë më i madh se sa trupi i shëndetshëm. Dhe kemi zhvilluar dipendencë nga tumori. Po të na hiqet tumori, vdesim.”- u shpreh Lubonja.