Amnistia fiskale/ Maxhoranca përballet mes kritika dhe mungesën e votave të deputetëve, Enio Jaço: Favorizon pastrimin e parave

120
Sigal

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço ka shpjeguar qëndrimin e Dhomës Amerikane gjatë aktivitetit “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale” – Europe House organizuar nga AIS/Open Data Albania. Ai tha se shqetësimet kryesore lidhen me mungesën e garancitë e ofruara që persona të inkriminuar nuk do përfshihen në amnistinë fiskale, rrezikun për pastrimin e parave dhe konkurrencën e pandershme, pasi niveli i taksave është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë. Por, ai shtoi se nëse këto çështje adresohen qëndrimi i AmCham është gjithashtu i adaptueshëm. Jaço, sqaroi se konkkluzionet e AmCham nuk janë mendim i një individi, por pjesë e një procesi që rrjedh nga strukturat e AmCham – pra është i gjithë institucioni me strukturat përkatëse që ka marrë pjesë në ndërtimin e opinionit. Kanë qenë 3 komitete të përfshira në proces; Komiteti Ligjor, Komiteti i Investimeve dhe ai i Taksave. Secili nga komitetet jep qëndrimin, i cili ka qenë i përbashkët, por me këndvështrime të ndryshme, që i shkon bordit të AmCham që aprovon qëndrimin. “Unë dua të shpjegoj shumë shkurt se ku qëndrojmë ne, sepse mund të ketë pasur edhe ndonjë keqkuptim. Ne kemi pasur tre çështje kryesore. E kuptojmë që ligji mund të ketë një intencion pozitiv, por nga ana tjetër, kemi identifikuar disa risqe. Në opinionin tonë, garancitë e ofruara që persona të inkriminuar nuk do përfshihen në amnistinë fiskale nuk kanë qenë të mjaftueshme. E dyta, e cila është një nga shqetësimet kryesore të anëtarëve, është rreziku që kjo amnisti mund të thellojë konkurencën e pandershme dhe mendoj se të gjithë e kuptojnë këtë pjesë. E lidhur me këtë është niveli i taksave, i cili është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë. Nëse do ishte një normë tatimi më e lartë, në një farë mënyre edhe për t’i penalizuar këto subjekte edhe fiskalisht, atëherë do të ishte një situatë tjetër. E treta dhe shumë e rëndësishme është pozicionimi i Shqipërisë në lidhje me programet e monitorimit ndërkombëtar. Shqipëria është në procesin e Moneyval, ku tashme është në zonën gri të pastrimit të parave. Mendoj që është e rëndësishme të dalim një herë nga kjo listë. Ky ka qenë një shqetësim edhe nga FMN dhe Bashkimi Europian.