Ambasadorja Yuri Kim: Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhje

185
Sigal

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim sot ka vendosur të flasë me emra dhe të kërkojë që të akuzuarit të mos kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Me një postim në Twitter, Ambasadorja Kim shkruan se aleati i Edi Ramës, Tom Doshi është person ‘non grata’ në SHBA dhe kërkon që ai të mos jetë kandidat në zgjedhje.

“Shqiptarët meritojnë një kandidat më të mirë,
Ndërsa autoritetet zgjedhore përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e shqiptarë meritojnë më mirë se kaq”. – shkruan në Twitter, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.