Ambasada e SHBA reagon për arrestimin e Balilit: “Kush e ka radhën?”

389
Sigal

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas vetëdorëzimit të Klemend Balilit. Me një status në Facebook, Ambasada shprehet se është një hap i madh për zbatimin e ligjit. Mesazhi i ambasadës së SHBA: Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligj-zbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën