‘Aman të lutem me shpëto’/ Meta tregon si anuloi 30 qershorin me kërkesë të Bashës: Më erdhi keq për të

219
Sigal

Kreu i shtetit Ilir Meta rrëfeu bisedën me Lulzim Bashën në Gjermani kur ai i kërkoi të anulonte zgjedhjet vendore të 30 qershorit. 

Meta tha se Basha i ishte përgjëruar që ta shpëtonte nga situata ku ndodhej pasi vendi ishte përfshirë nga protestat, ndërsa kishte edhe një datë të dekretuar për zgjedhjet lokale.

Presidenti tha se i kishte ardhur keq për Bashën dhe gjendjen ku ai ndodhej.

“Për zgjedhjet vendore, Basha më është lutur: “Aman të lutem më shpëto!”. “Aman te lutem te shtyhen zgjedhjet!”. Me erdhi shume keq per gjendjen ku ndodhej. Erdhi ne Gjermani, ku une ndodhesha per vizite zyrtare, sepse gjermanet e thirren dhe i terhoqen veshin: “Nuk duam asnje shashke!”, “Nuk duam me dhune ne mitingje!”. Pse? Sepse gjermanet kishin vullnetin te na ndihmonin per hapjen e negociatave me BE. Gjykova qe per hir te se ardhmes europiane te vendit, per te shmangur gjakderdhjen dhe perplasjen mes shqiptare, te shtyja zgjedhjet vendore. Daten 13 tetor 2019, si date te re e caktoi z.Basha”, u shpreh Meta.