Serie A/ Verona i jep në fund ‘goditjen’ Empolit

202
Sigal

Verona ka fituar në minutat e fundit ndaj Empolit në një sfidë shumë të luftuar.

Një gol i Tameze  i dha fitoren të zotëve të shtëpisë, të cilët vazhdojnë të surprizojnë këtë sezon.

Verona dhe Empoli deri tani janë surprizat e kampionatit dhe dueli mes të dyja ekipeve pritej të ishte emocionues.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, por me veronezët që ishin më kërkues.

Të gjithë golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Barak që shënoi në minutën e 49-të, por miqtë barazuan me Romanjolin në të 67’.

Goli i fitores erdhi nga Tameze në minutën e 91-të. Ismajli, Asllani dhe Bajrami u aktivizuan vetëm në minutat e fundit për Empolin.

Me këtë fitore Verona ngjitet në vendin e 9 me 19 pikë të grumbulluara.