Aldo Bani: Antarësia e PS Vlorë, bojkoton takimet dhe zgjedhjet e 11 majit

66
Sigal

Nga Aldo Bani

Përjashtimi nga kandidimet për deputet në zgjedhjet e 11 Majit të disa figurave të njohura vlonjate si; Anduel Tahiraj, Ilir Metaj, Pranvera Resulaj etj, si dhe të garuesve nëpërmjet portalit: “Deputetit që duam. al” si: Julan Fakaj dhe 4 të tjerëve, në këtë listë konkurruese, duke i fshirë jo vetëm nga harta e garimit dhe e politikës, por dhe duke i fyer e poshtëruar, anëtarësinë dhe qytetarinë vlonjatë nga përjashtimi i tyre nga “Lideri Global”, ngjan shkuar edhe me sistemin e diktaturës, pa pyetur anëtarësinë, por dhe duke e fyer anëtarësinë socialiste edhe në Vlorë.

E përkthyer dhe rezultuar në një informalitet pervers, pa asnjë impakt edhe nga ky aplikacion, i ideuar nga PS, për të përzgjedhur me “epruvetë; më inteligjentët, i cili përfundoi në koshin e plehrave, duke fyer edhe më, jo vetëm aplikuesit, por dhe gjithë anëtarësinë dhe shoqërinë shqiptare, e kthyer partinë dhe Shqipërinë si kapitalin e “Liderit Global”, “të trashëguar nga stërgjyshët e njohur dhe të vetdklaruar, pa kotheren e bukës për darkë”!

Lideri i kësaj partie, i do, përzgjedh ata, ato sipas shijes së tij dhe jo sipas shijes, pëlqimit dhe votimit të anëtarësisë dhe të shoqërisë. Jo vetëm ka shkaktuar fyerje, por dhe distancimin e tyre, dhe braktisjen, largimin nga PS, dhe bojkotin e zgjedhjeve të 11 majit.

Deputeti dhe drejtuesi i qarkut Politik të Vlorës- përfaqësues i Opozitës së bashkuar B. Lesakj ka hedhur dorezën dhe i ka bërë ftesë publike “Liderit Global”, për të dal përpara qytetarëve dhe shqiptarëve që nga: “Sheshi i Flamurit”, i “Çerçizit” dhe i “Barjam Currit”, përballë shqiptarëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat shqiptare, për sukseset, dështimet dhe abuzimet, veset dhe virtytet e kësaj politike qeverisëse!
“Vlora nuk ka qenë kurrë më parë në një krizë të tillë ekonomike dhe sociale, sa e ka zhytur sot sekti Rama në qeverisje”- thekson në deklarimet e tij të ditës përfaqësuesi i opozitës Leskaj. Ndërsa njeri prej konkurruesve në portalin e aplikuar: “Deputeti që duam .al konfirmon: “Ishim 4 deri në fazën e fundit”.

Dhe nga 4 konkurrues, përfundimisht iu hoqi kryq lideri global, duke i fyer dhe larguar nga tufa abuzuese dhe perverse! E konstatuar dhe e theksuar edhe më herët nga drejtuesi politik i PD qarkut Vlorë, por e ndjerë edhe në shpirtin e lëndua, lënguar dhe të rënduar të qytetarëve vlonjat dhe jo vetëm, përgjatë kësaj qeverisje- vithisje e PS- Rilindjes.

E ngritur në kuota kujevënese edhe më, këto ditë të cilën dhimbjen dhe fyerjen, shëmtimin e shoqërisë dhe sidomos të anëtarësisë e shprehin edhe anëtarësia e PS, sa të fyer dhe të zhgënjyer edhe me zgjedhjen e kandidatëve për deputet nga sekti Rama, të cilët nuk kanë njohuri dhe as lidhje të admirueshme, as nga anëtarësia e PS, e aq më shumë nga qytetaria e Vlorës.

Krizën e brendshme që ka pushtuar PS, “Liderin Global”, po edhe dhimbjen e anëtarësisë së PS, nuk e kuron, lehtëson dhe shërojnë as batutat bajate dhe as “mbështetja”, falsiteti i tij për ndëshkimin e drejtësisë ndaj krimit, abuzimit, të krerëve më të lartë të qeverisë, të zgjedhur nga tufa dhe me dorën e tij, duke harruar shkakun, se kjo tufë që ka mbushur 313 është pjesa e tij dhe së pari është përgjegjshmëria e atij, që nuk e analizon shkakun…

Vetëm dorëheqja dhe largimi nga politika- vetëm për këtë shkak -plagë të thellë që i kanë shkaktuar dhe shëmtuar shoqërinë, krimi dhe kriza- abuzivizmi me votën e shqiptarëve nga kjo tufë amorfe- hajni hajdute, kur pjesë dhe kreu i kësaj tufe është i pari vet ai, mund t’ia lehtësojnë sado pak zullumet?!

Ish deputet të njohur në Qarkun e Vlorës, të fshirë nga lista, por dhe ish garues në portalin; “Deputeti që duam”, të cilët janë kthyer përmbys nga kreu i PS, kanë bojkotuar, nuk kanë marrë pjesë, as në takimet e këtyre ditëve që realizoi kreu i PS në Vlorë.

Burime nga vet prej tyre bëjnë me dije se; janë larguar edhe nga PS dhe do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 Majit 2025. Pas zbardhjes së listës së kandidatëve për deputet nga PS, shumë anëtar të saj, të njohur dhe me vlera qytetare dhe intelektuale, kanë shprehur jo vetëm hidhërimin, por edhe distancimin nga PS për zgjedhjen e të katapultuarëve nga “Lideri Global”, por edhe bojkotimin e zgjedhjeve të 11 majit.

Shumë prej tyre janë shprehur edhe për braktisjen nga zgjedhjet e 11 Majit, për të krijuar, madje duke apeluar edhe opinion mes bashkëqytetarëve të tyre, për tu distancuar dhe larguar nga ky abuzivizëm i pa shoq, nga përzgjedhja e këtyre kandidatëve, “pa emër madje dhe disa Dredharak e Kredharak me damkë”- dje protestonin kundër këtij që i beson i pa besi, i zgjedh, për të tallur anëtarësinë, por dhe për të zgjedhur këto monstra; skarcitete të shoqërisë, pa vlera morale dhe njerëzore; shprehen anëtarët e njohur dhe të vendosur të PS, tashmë të distancuar, të cilët kanë shprehur edhe divorcin nga PS dhe bojkotin e zgjedhjeve të 11 Majit! Madje ata bëjnë edhe krahasimin me Opozitën, e cila përzgjedhjen e kandidatëve, i kaloi së pari në sitë nga përzgjedhja e anëtarësisë, nëpërmjet Primareve, dhe krejt ndryshe, u vuri syn lideri, duke shëmtuar demokracinë, anëtarësinë dhe përfaqësimin, cili, u heq kryq, i fyen institucionet politike lokale, duke i sjell Vlorës kandidatë të katapultuar, të pa njohur dhe të pa diskutuar dhe të kundërshtuar edhe nga anëtarësia lokale e PS.

“Bojkot të zgjedhjeve të 11 Majit”- është thirrja e shumë anëtarëve të njohur, intelektual dhe më emër e kontribute në PS e Vlorës, përballë këtij abuzivizmi dhe shëmtimi të demokracisë, duke e zëvendësuar me skemën e sistemit diktatorial!