Ahmet DEMAJ/ Kombi, kaosi, kuvendi dhe kushtetuta…

691
Edhe në kufijtë më ekstrem të egzistencës së tij, kombi shqiptar është qeverisur. Kujtojmë “Kanunet e Lek Dukagjinit”, apo “Kanuni i Labërisë”, përvoja e të cilëve mbështetur në zakone, thesare tradicionale, vijnë deri në ditët tona. Dhe jehona e tyre për korrektësi në zbatimin e tyre, komentohen deri në Japoni.
Kjo jetëgjatësi ka një sekret që është se: Hartuesit e tyre nuk parashikonin kanonizma, në favor të interesave personale, apo dhe të klaneve për rreth.
Ndryshimet e Kanuneve i sollën revolucionet dhe herë pas herë dhe nevojat për evolucion. Pra, erdhën dhe Kushtetutat.
Jemi të moshës që mbajme mend qysh Kushtetutën e parë të vitit 1976, dhe jo vetëm si votues, por dhe si pjesë e organizimit, të diskutimit popullor. Ashtu si në vitet pas 1990-jemi votues i referendumit, pro kushtetutës.
Po kështu kemi përkrahur pendimin e z. Rama për nxitimin, me pasoja sjellëse, të ndryshimit të kushtetutës në vitin 2009.
Mos qëndrueshmëria e Kushtetutës, të paktën për 20-30 vjet, apo dhe për më shumë, duket edhe shkaku i këtij KAOSI, që po kalojmë përditë e më shumë në këtë hark kohor, për kaq vjet vendi, dhe po e vuajnë shqiptarët.
Janë 183 nene të formuluara në Kushtetutën aktuale. Shumë apo pak e di Parlamenti që voton, por rezultojnë se këto nene nuk zbatohen dhe përgjegjës direkt është: Parlamenti i Vendit dhe Presidenti i Republikës! S’ka si të spjegohet, që ekzistojnë 11 milion dosje, me çështje nëpër gjykata, për gati 3 milion shqiptar me të drejtë vote, dhe janë zhvilluar 2 milion procese gjyqsore. Nga përllogaritjet e thjeshta i bie që, 1 shqiptar të ket 3-4 ankesa, padrejtësi, kërkesa e ngatërresa, konflikte: Dhe 1 në 2 shqiptar të jet gjykuar. Në këtë bilanc drithërues, gjykojmë se kjo Kushtetutë, kjo gjykatë, dhe ky President, që mbrojnë kushtetutën, janë dhe precedenti, e për rrjedhojë rezultojnë se kanë rënë, po nuk e pranojnë!
Le të kujtojmë institucionet, gjykatat e shkallës së Parë, Apeli, e gjykata e Lartë, e deri te gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nuk bëjnë dot zap me ligj, 2 milion shqiptar, se pjesa tjetër janë minoren dhe emigrant!
Nuk ka emër tjetër veç emërtimit KAOS-KATRAHURË. Rezulton e gjithë kjo “këshjellë” drejtësie, nuk bën drejtësi. por i shet ato për përfitime personale, në emër të popullit.
Dhe të gjithë janë të sulur mbi këtë popull, të pa fat, që në vend të zhvillohej e lulëzonte si Zvicëra, për ditë e më shumë kërkojnë të braktisin bijtë e vet, vendin e tyre, Shqipërinë në ditët e halleve të rënda! Dhe një ndër arsyet madhore është: Mos zbatimi i ligjit. Shumica popullore e do ligjin, përkundër pakicës së shthurur, e cila jeton në luksin e kaosit, ndaj dhe reagoi pro aksionit të qeverisë Rama, në luftën kundër prodhuesve të drogës, në luftën kundër abuzimit me energjinë elektrike, kundër vjedhjeve dhe paisjen me diploma false, të “analfabetve funkisional”, të zgjedhur nëpër zyra, si dhe në mbështejen e inkursioneve të qeverisë për reformimin e drejtësisë, që duhet shkundur dhe shkulur nga themelet çdo punonjës dhe institucion drejtësie, kupto padrejtësie që sot e për 25 vjet ka bërë vetëm padrejtësi dhe kanë shkatuar plagë të pa ndodhura për shekuj për shqiptarët, madje për mbarë shqiptarët. Duhet të gjykohen dhe ndëshkohen, një sahat e më parë ata që kanë bërë karshillëk, kanë bërë qorrin dhe shurdhin përballë këtyre padrejtësive, për çdo shkelje të Kushtetutës, kanë futur duart në pasurinë popullore, për mos zbatim të ligjit, shkelje të Kushtetutës.
Në nenin 11 formulohet:”Prona private dhe publike mbrohen me ligj. Për mbi 20 vjet e përkthyer: Zaptohet dhe grabitet pa ligj, dhe legalizohet me ligj! “Të fortët”, se njohin këtë ligj, ndaj dhe shesin edhe detin, shesin naftën, kromin, shesin shërbimin e administratës shtetrore, ndalohen në darkë dhe shikohen të lire, kapardisen në mëngjes! Kriminelët shëtisin me makina superluksoze, kurse fakir- fukaraja për vështëristë jetsore, var veten në litar!
S’ka spjegim tjetër, veç mos zbatim të kushtëtutës dhe nevojës urgjete të ndryshimit, përmirësimit të saj. Me Kushtetutën ekzistente, jeta e qytetarit ndjehet e kërcënuar, sepse ndjehet e periviligjuar jeta e punonjësve të drejtësisë, që bëjnë padrejtësi!
-Çdo ditë regjistrohen 600 denacime për korrupsion! E asnje masë. Vetëm dufojnë hallexhinjtë dhe fryhen edhe më në maraz nga fyerja që bën shteti i votës: “Denanconi, po asgjë nuk fitoni”!…
Çdo muaj Kontrolli i Shtetit denancon me dhjetra e qindra milion dollar abuzim, në gjykata, deri te ajo garante e Kushtetutës, pa reagime…
-Shkërmoqja e drejtësisë, në gjithë nivelet e gjykatave, nuk garantojnë asnjë fije drejtësie, por shtojnë padrejtësitë, sepse çdo vonesë e të drejtës është padrejtësi. Nuk duam të renditim ngjarjet që kërkojnë drejtësi, ato janë bërë bajade dhe njihen nga i madh e i vogël!
Kur përmendëm fjalën KAOS, kemi parasysh nenin 23, paragrafin 1(një): “E drejta e informimit është e garantuar”!
Në betejën maxhorancë- opozitë është në normë grindja për alternativë qeverisëse. Kurse kuvendorët tanë u’a garanton Kushtetuta të mos prekën nga gënjeshtra, shpifja, nga çdo intrigë e mashtrim. Kush duhet të mbaj përgjegjësi për dezinformimin, për frymëzim me anë të intrigës, gënjeshtrës që shumë njerëz nga padituria, varfëria, bëhen pre e këtyre krimeve që s’ka orë të mos informohemi, apo dezinformohemi? Ka disa nisma për shpifje, debate, gazetash, televizionesh. Themi se janë të pakta për të kthyer besimin e vrarë se kemi: Kushtetutë, kemi President, si garant të saj.
Nga e drejta kushtetuese dalin, kodet civile dhe ato penale. Pse një gjyq zgjat pafundësisht, 1, 2, 5, e 10 vjet?!… Ku qëndron lepuri? Te xhepi i drejtësisë, apo te e drejta e hallexhiut xhep grisur, që i drejtohet drejtësisë dhe mer padrejtësi. Jo, kështu nuk mund të vaxhdohet!
Kaosi i krijuar kohët e fundit, vërteton atë fjalën e hoxhës:”Larg nga fshati im, larg nga shtëpia ime, larg nga vetja ime”! Tani që plumbat u sjellkan vërdall fërshëllejnë nga koka e këmbët deputeteve, pro të fortëve, situata duket se po lëviz. Por, 8000 e ca qytetarë të vrarë nga hakmarrja, sepse nuk gjetën drejtësi, janë dhuratë e kësaj drejtësie që lengon nga kanceri i korrupsionit dhe ilaçi është vështirë për tu gjetur, e në rastin konkret vetëm RADIKALIZMI, mundet të shërojë diçka.
Le të investigohet në pasuritë e tyre!!!
-18 pjesë ka Kushtetuta: Le të gjenden modele më të thjeshta, që të kuptojë edhe populli. Që besimi mbi të le të mos jet mbi presidentin, deputetin, ministrin, kryeministrin, por të kosederohen si Bibla, dhe mbi të, kur të ciotohet të betohet një popull i tërë.
-Ata deputet, ja zbardhën dhe ja nxin faqen kushtetutës, si përfaqsues të këtij populli, por ata se bëjnë dot detyrën, sepse: Nuk zgjidhen nga populli, por nga kryetari i partisë. Dhe për rrjedhoj: Kryetari i zgjedh, kryetari ti votojë. Është e domosdoshme të ndryshojë kushtetuta dhe zgjedhja e deputetëve të bëhet nga zgjëdhësit. Edhe numri i deputetve, në raport me perfaqsimin e zgjedhësve, dhe i qeverisë është shumë i fryrë, duhet të zvogëlohet, të cilët thithin si shushunjat, deri në pangopësi gjak nga trupi i drobitur i shqiptarve, dërdëllisin dhe rreken me popullin! Dhe duhet të ngelet pa mandat deputeti, apo këshilltari që tradhëton elektoratin- dridhet e përdridhet, kur ka marë në xhep mandatin dhe u sjell mandatën zgjedhësve! Pabesia, vesi më i ndyrë, është kthyer në vyrtyt nga politikë bërësit, (kupto politikë zhbërsit) të cilët qytetaria i sheh me neveri, duke mos u fol në rrugë, e mos i pranuar në ambiente e shtëpi, si njërëzit më pervers të rracës shqiptare…
Presidenti si garant i Kushtetutës, është dhe shkelësi i parë, sepse nuk zgjidhet nga populli, por nga tesëra e partisë, nga trafiku i deputetëve. Ai nuk rri gatitu para KUSHTETUËS, por para partisë mëmë, dhe kryetarit të saj.
Neni 109: Autonomia vendore. Organet, Qëndrat në bashkëpunim me të huaj, pasuritë territorial kërkojnë parcaktime kushtetuese më të prera. Jemi para fakteve ku: Shitet deti, jepen konçensione, ngrihen vepra pa konsulta lokale, që natyra u ka dhënë si një lloj dekoratë (uje, miniera, hindrocentrale, pyje, monumente natyre, etj). S’është normale, madje pushtuese që një i huaj, italian, grek, kanadez, apo dhe serb të bëj roje te shtëpia ime, shtëpia jote, shtëpia jonë! Vjedh e pjerdh pasurinë kombëtare, mer jetë njerëzish pa i hyrë asgjë në këmbë. Politika, shteti favorizojnë të huajtë: “Dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar” e ka thënë me kohë i madhi Ali Asllani, dhunon e poshtëron të vetët! Këto gjëma shënohen më të shëmtuara vetëm në vëndin tone, për një çerek shekull. Duhet në riformulimet kushtetuese të jepet përparësi referendumeve. Dhe mbi bazët e tyre të sigurojmë demokracinë e munguar! (Kujtojmë mbetjet kimike)
Prova të një Kushtetute të forte, qoftë të dëgjuara në vëndet për rreth: Janë: Dënimi i ish kryeministrit Italian, Berluskoni, hetimi i Sarkozis, burgosja e ish kryeministrit kroat, Sanater etj, etj…
Po tek ne kush u gris me gjemb, mes këtyre gjemave dhe bëmave të pa fundëme, hatave që i janë shkaktuar këtij vendi, madje dhe kombit?! Kush u gërvish nga qeveritarët, kur krimet e tyre, s’janë si kodëra, por sa malet më këmbë?!
Sa kohë duhen?!
Le të bëhen ndryshime kushtetuese, pas analizave në komunitete, shoqëri e forumet civile, me përfaqsues të të 4 pushteteve, që të garantojnë pavarësinë, funksionim dhe ndërhyrjen e tyre një e nga një, dhe të gjithë bashkë të kemi Kushtetutën që të garantohet zbatimi i saj në emër të Popullit.
Dhe për ndryshime Kushtetuese: Le të thirret Sovarni, për t’i vënë vulën përfundimtare!
Sigal