Aldi Fusha : Para se të përpiqesh të hedhësh baltë mbi jetën dhe punën e njerëzve të tjerë, shih të pastrosh njollën mbi emrin tënd

339
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së LSI për Qarkun e Tiranës, Aldi Fusha, ka reaguar pas deklaratave të ditës së sotme, të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se “Petrit Fushë po ja bëjnë çunin deputet”.

“Zoti kryetar i bashkisë, unë jam Aldi Fusha, jam 30 vjeç, kam punuar si shumë të tjerë në administratë, deri kur hakmarrja e Rilindjes më hoqi sapo mori vesh që iu bashkova ekipit të LSI-së.”, – shprehet Fusha në postimin e tij.

 

Reagimi i tij i plotë :

“Petrit Fushës po ja bëjnë çunin deputet”!

Kështu u alarmua sot kryetari i bashkisë së Tiranës në retorikën e rradhës, tek fliste për përgjimet e “Ndrangheta”-s, për të cilat ai e ka të zorshme të shpjegojë pse i del emri në biseda mafiozësh.
Zoti kryetar i bashkisë,
unë jam Aldi Fusha, jam 30 vjeç, kam punuar si shumë të tjerë në administratë, deri kur hakmarrja e Rilindjes më hoqi sapo mori vesh që iu bashkova ekipit të LSI-së.
Unë jam djali i Petrit Fushës dhe jam krenar për këtë. Babai im ka qenë prokuror i shtetit per 32 vite,sot avokat, por ai është një qytetar i lirë që i ka shërbyer me dekada vendit me përkushtim.
Nuk shkruhet askund se djali i një ish-prokurori nuk mund të kandidojë për deputet, apo jo?
Sot, mësova se vajza e një ish-prokurori të nderuar, Xhevat Hana do kandidojë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.
A përbën kjo mëkat e krim në këndvështrimin tënd? Apo ju i ndani shërbëtorët e shtetit në “tanët” dhe “të tyret”?!
Zoti kryetar,
unë të falenderoj që ma përmend emrin çdo dy ditë sepse një fjalë thotë, nuk ka reklamë të keqe.
Por, ngaqë s’di ç’të thuash, maksimumi i sulmit që mund të më bësh është i tipit “është djali i…”
Zoti kryetar,
unë nuk kam shitur fiq dhe nuk kam prenotuar kalanë e Gjirokastrës për të bërë dasmën. Gjithashtu, emri im nuk del në përgjimet e mafias italiane, siç del emri yt.
Para se të përpiqesh të hedhësh baltë mbi jetën dhe punën e njerëzve të tjerë, shif pastro njollën mbi emrin tënd që s’ka lavatriçe të “Ndrangheta”-s që e merr përsipër.
Kaq për sot.