Krujë, “Golf-i” aksidenton këmbësorin 48-vjeçar

181
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tapizë të Krujës.

Një mjet tip “Golf”, me drejtues shtetasin F. T., ka aksidentuar një këmbësor rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

“Më datë 02.02.2021, në orën 17:30, në Tapizë, mjeti tip “Golf”, me drejtues shtetasin F. T., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. D., rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.