Albana Vokshi: Edi Rama fsheh vendimin për censurimin e medias online

576
Sigal

Qeveria ka miratuar dje draftin që synon të formalizojë dhe rregullojë mediat online, e njohur ndryshe edhe si “paketa anti-shpifje”. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila tha në një deklaratë për media se kjo paketë nuk e cënon fjalën e lirë.

Në një reagim të saj në Facebook ish deputetja Albana Vokshi ka reguar duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Opozita e ka quajtur këtë paketë si tentativë e qeverisë Rama për të instaluar censurën në mediat online

Paketa për kontrollin total të medias, që u miratua dje me nxitim në qeveri, pa u konsultuar me përfaqësuesit e medias, po mbahet e fshehtë. Kjo paketë, për aq sa e njohim ne dhe gazetarët, synon gjobitjen e rëndë për çdo media kritike ndaj Edi Ramës deri në mbylljen e tyre.

I braktisur, i bojkotuar, i refuzuar nga 85% e shqiptarëve, Rama po kërkon të mbyllë gojën e atyre që denoncojnë aferat e tij të korrupsionit apo lidhjet e tij dhe të qeverisë së tij me krimin.

Për të ndaluar rikthimin e dënimeve për agjitacion dhe propagandë, ftoj gazetarët të ngrejnë zërin kundër humbjes totale të lirisë së tyre profesionale.

Ftoj qytetarët të bashkohen me opozitën në protestën e madhe kombëtare, të hënën më 8 korrik, ora 20.00 para kryeministrisë.

#Protesto8Korrik
#ProtestoKundërCensurës