Pse Edi është njeriu i gabuar për të folur për koronavirusin

534
Sigal

Nga Endri Shabani

Dy dite me pare une postova nje pergjigje per mesazhin qe Rama me dergoi ne celular.
Ajo pergjigje kishte nota sarkazme, por thelbi i asaj qe une mendoj eshte se Rama nuk duhet te jete personi qe iu ben thirrje qytetareve te lajne duart.

Une mendoj qe, ashtu si vendet e zhvillura, Rama duhet te emeroje ne krye te kesaj fushate nje mjek apo shkencetar me reputacion kombetar (ne Amerike ky person quhet ‘car’).

Ne shkencen e komunikimit publik mendohet se kur publiku degjon dicka ne televizor, ben tre pyetje, per te kuptuar nese ajo qe po degjon ja vlen te besohet.

1. Kush po flet?
Personi qe po na tregon se si duhet te ruhemi nga virusi eshte Rama. Nje figure politike qe ne rastin me te mire besohet nga 700 mije shqiptare. Nderkohe nder 2 milion shqiptaret e tjere, ka me mijera qe pikerisht si forme rebelimi ndaj tij zgjedhin te mos bejne ate qe ai i keshillon. Sic ka edhe militante te partive te tjera qe mund te besojne se keto jane pjese e retorikes politike te Rames, duke qene edhe ne prag te fushates, dhe per pasoje nuk e marrin fare seriozisht ate qe ai thote.
Nga ana tjeter, publiku ka 22 vite qe sheh Ramen duke genjyer per importin e plehrave, per papunesine, per rritjen ekonomike etj etj. Perse do ta besojne tani kur flet per virusin?
Prandaj kete fushate duhet ta drejtoje nje personalitet qe gezon besimin dhe respektin e pjeses me te madhe te shoqerise, sepse keto masa nuk mund te jete efektive nese do te respektohen vetem nga delegatet e kongresit te PS, te cilet kur do Rama i ekspozon ndaj virusit, dhe kur nderron mendje i mbyll ne shtepi.

2. Cfare po thote?
Duke mos qene mjek, apo shkencetar, te gjitha gjerat qe Rama na thote, jane interpretime te gjerave qe atij ia thone ekspertet. Pra informacioni qe ai na jep eshte po aq i mire sa ekspertet qe ka, te cilet ne nuk i njohim cilet jane. Nga ana tjeter, kete informacion ai e interpreton sipas njohurive te veta. Sic ishte pershembull deklarata qe beri ne Shkurt ku nxitoi te thoshte se askush nuk fliste qe 97 % sherohen. Dhe askush nuk fliste, ngaqe mbase kjo nuk eshte e vertete. Pasi sipas statistikave te OBSH megjithese vdekshmeria eshte ne kufijte e 3.6%, rreth 20% e te prekurve kane komplikacione, nje pjese e te cilave mund te zgjasin edhe tere jeten.
Prandaj, dalja e nje mjeku apo nje shkencetari do na jepte mundesi te kishim nje informacion me te plote dhe me te besueshem per seriozitetin e semundjes.

3. Si e thote?
Duke qene nje politikan i mesuar me manipulimin e turmave, por edhe frikesimin e tyre, Rama duket sikur edhe kete here po perdor dy teknika te gabuara. Nga njera ane iu njerezve qe masat jane per pak dite (“tre dite do bllokojme rruget” apo “tre jave do mbyllim shkollat”). Nderkohe qe dihet se keto masa do te zgjasin shume me gjate.
Mirepo, eksperienca e vendeve te tjera ka treguar se nese nuk iu thua njerezve qe ne fillim se masat do te zgjasin, rrezikon qe me kalimin e kohes ata te lodhen dhe te humbasin perfundimisht besimin tek ajo qe iu thua, duke neglizhuar zbatimin e masave pikerisht atehere kur mund te jete edhe piku i rrezikut.
Nga ana tjeter i kercenon me dhune policore, duke besuar qe ai qe nuk bind mund te imponohet.
Por, historia ka treguar qe nuk ka polici ne bote qe mund te menaxhoje nje popull te tere (ku edhe ata bejne pjese) nese mosbindja eshte ne mase te gjere.
Kjo eshte nje fushate qe kerkon mobilizimin e gjithe shoqerise per nje kohe te gjate, dhe kjo ndodh vetem nese njerezit binden per rendesine e veprimeve te tyre.

Fatkeqesisht kete bindje nuk mund ta siguroje dot Rama. Prandaj, ai duhet te heqe dore nga perdorimi politik i kesaj ceshtjeje, dhe te terhiqet sa nuk eshte teper vone.

E nderkohe qe Rama e lehteson veten nga punet qe nuk i takojne, do t’i mbetet me teper kohe per tu marre me punet qe i takojne, sic jane:

E para, t’i thote Vilmes qe milionat qe i japim per analiza cici t’i perdore per te ngritur ne menyre urgjente nje qender vete-diagnostifikimi (drive-in) per coronavirusin.

E dyta, te sigurohet qe spitalet kane mjaftueshem maska oksigjeni dhe medikamente anti-virale, nga ato qe po testohen me sukses ne disa vende te botes. Serish le t’ia marre atij koncesionarit tjeter, se jeta e shqiptareve eshte me urgjente se xhepat e oligarkeve.

E treta, te sigurohet qe karantinat jane funksionale, dhe jo vetem si reklame facebooku. Se po shohim qe mjeket ne vend qe t’i karantinojne aty te semuret, i cojne ne shtepi, duke rritur rrezikun e perhapjes se virusit.

Dhe e fundit, por me e rendesishmja, te marre masa per te lehtesuar financiarisht bizneset e vogla, dhe te ndihmoje ekonomikisht njerezit me te varfer ne shoqeri. Le t’ia marre atyre qe iu ul taksat e dividenteve. Se oligarket, mund t’ia lejojne vetes edhe te izolohen tek vilat e tyre, dhe te mos punojne fare per ca kohe. Por mijera punetore, as nuk mund ta marrin lopaten apo ekspresin ne shtepi, dhe as nuk kane rezerva per te qendruar gjate pa pune.

Kjo eshte nje lufte qe duhet ta luftojme te gjithe sebashku, por barra nuk mund te bjere ne menyre shproporcionale mbi shpatullat e pjeses me vulnerabel te shoqerise. Dhe jeta e shqiptareve nuk mund te vihet ne rrezik per karrieren politike te nje njeriu.