Blushi në timonin e furgonit të LIBRA-s, sfidon Ramën: Do ta mbush me…

477
Timoni është shndërruar në fjalën më të nxehtë të këtyre ditëve të fushatës elektorale, pasi nënkupton pushtetin që të gjithë duan ta marrin. 

Ndërsa kreu i LIBRA-s, Ben Blushi nuk ka folur për të, por ka vendosur të marrë në dorë një të tillë.

Ai është shfaqur live sot teksa drejtonte furgonin e LIBRA-s dhe nuk e ka kursyer ironinë.

“S’kemi probleme me timonin, kemi me marshat”,- tha ai.

Ndër të tjera Blushi bëri edhe një paralajmërim kur tha se: “Ky furgon do mbushet me dosjet e ministrave, e prefektëve që kanë abuzuar, dosjet e tyre do shkojnë në Prokurori”.
Sigal