Aksioni opozitar, Kryemadhi:Nuk dështoi,solli parlamentin tek tryeza jonë

507
Sigal

Aksioni opozitar, Kryemadhi: Nuk dështoi, solli parlamentin tek tryeza jonë

Aksioni opozitar nuk dështoi por Parlamenti erdhi tek opozita reale e vendit. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në Euroneës Albania. Opozita sipas Kryemadhit nuk lëvizi nga pozicioni i saj por presioni i saj dhe ndërhyrjet ndërkombëtare çuan në uljen në tryezë për të plotësuar një nga 9 kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.

‘Nuk u kthyem ne. Ne jemi aty ku ishim. Erdhi Parlamenti te tryeza jonë. E para njëherë momenti ose firmosja e dakordësisë ka të bëjë me atë që është shumë e rëndësishme, procesin dhe mbylljen përfundimtare të reformës zgjedhore. Çfarë do të thotë reforma zgjedhore? Një nga pikat kryesore, e Bundestagut, por jo vetëm, edhe e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është miratimi i reformës zgjedhore dhe implementimi i saj. Për sa i përket angazhimit të opozitës në 9 pikat e Bundestagut, në 9 angazhimet për procesin e hapjes së negociatave, opozita ka detyrimin e saj vetëm për të dhënë konsensusin ose për të kontribuar në miratimin përfundimtar të reformës zgjedhore’.