Akademiku Artan Fuga: Opozita t’i kthejë akuzat në fakte, Rama intimidoi nga automobili i tij mësuesit

278
Sigal

Në një prononcim të tijin, pegagogu Artan Fuga, bëri një analizë të situatës postelektorale në Shqipëri.

‘Ndofta për produktin e tyre, politik, institucional, është shpejt të flasim, pasi akoma nuk shikohen pasojat e tyre politike. Por unë shikoj dy elementë të rëndësishëm, dhe unë flas si studiues i sociologjisë politike dhe mbi bazën e studimeve të mia; shikoj nga një anë një Ramë që ka dalë i qetë nga këto zgjedhje, që ka shumicë totale për të ushtruar pushtetin e tij afatgjatë. Ajo që më bën përshtypje, është që kryeminisri vazhdon prej 10 ditësh që ti shtrij dorën opozitës, që ne do heqim dorë nga lufta e transheve politike.

Në pamje të parë është një qetësim i gjendjes, nga ana taktike e pikpamjes së marrëdhënies publike, ndërkohë me këtë e vë në një pozitë shumë të vështirë z. Basha.

Sipas meje unë pres që opozita, akuzat poltike ti kthejë në fakte. Unë ndoqa edhe një deklaratë politike ku denoncoheshin pagesa për familje në Durrës, ku unë pashë emra, funksionarë; ishte një deklaratë politike, nuk ishte një akuzë juridike. Kush i mori, kush i dha. Këtë nuk e kam. Unë dëgjoj opozitën që flet pë këto, por unë pres të dalin faktet juridike. Në krye të asaj instance që quhet PPP, janë  në krye ministra të partisë socialiste. Ne kemi një situatë të tillë që është shumë korelative midis tyre.

Ashtu sikur deklaroi nga automobili i tij Rama që u tha mësuesve të bëjnë mirë llogaritë; ça ëstë kjo, njohja e faktit ka një marrëdhënie midis vendit të punës që shkëmbehet me para dhe sjellje elektorale.”,- tha Fuga.