Akademik Artan Fuga: Tani e kuptoj se përse ka qenë dashur Shkolla e Partisë V.I Lenin!

168
Sigal

Ajo shkollë, nëse mund të quhet e tillë, ishte fabrikë dogmash. Por tani kur shoh disa administratorë të së mirës publike si arsyetojnë dhe flasin, kuptoj se përse është dashur ajo shkollë asokohe. Ajo shkollë u mësonte nëpunësve, partiakëve, administratorëve një gjuhë të përbashkët dhe koherente me dogmën ideologjike të sistemit. Një dogmë, një logjikë arsyetimi.  Sot ne nuk kemi një shkollë si duhet administrimi që t’u mësojë nëpunësve të shtetit ca norma të arsyetuari që të jenë koherente mes tyre, që të përdoren nga të gjithë ata njësoj, dhe të jenë në përputhje me filozofinë e shtetit të së drejtës. Ndryshe për çdo fjali që nxjerrin nga goja, kudo ku janë, në Kuvend, në televizione, në mitingje, ka prej tyre plot që bëjnë shtatë a tetë gabime logjike, tautologji, kontrasense, absurditete, paradokse, nuk njohin as bashkësitë logjik e për të arsyetuar minimalisht drejt edhe për fjali të thjeshta. Ndryshe ne nuk kemi për t’u bërë kurrë shtet, por sikurse thoshte Max Ëeberi, do të mbetemi të organizuar në një turmë të udhëhequr nga një karizmatik, kushdo qoftë ai ose ajo!  Një shkollë ku të kalojnë të gjithë administratorët që të mësojnë logjikën e shtetit, logjikën e shtetit të së drejtës, dhe vetë logjikën elementare atë që ka shpjeguar Aristoteli para 2300 jetësh.  Ndryshe : Hyp këtu të shofsh Stambollin! Kurrë nuk bëhet shtetformues! Ende nuk jemi! Ndryshe është lule kur nuk duan të kuptojnë, më e keqja është se nuk kuptojnë dot asgjë dhe po të duan, çfarëdo t’u thuash! Duhet arsimim! Nuk thoshte kot Naim beu: Dhe drita e diturisë përpara do të na shpjerë!