EMRI/ U plagos me armë zjarri pranë Piramidës, mbërrin i pajetë në spital 60-vjeçari

181
Sigal

Ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur pak minuta më parë tek Rruga e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 pranë Piramidës, në një kohë me lëvizje të shumta.

Personi, mbi 60 vjeç, Behar Seferi, mori dy plumba në këmbë dhe megjithëse u transportuar në spital, nuk ka mundur të mbijetojë. Po ashtu ka dyshime se ndaj tij është përdorur një armë silenciator.

Kamerat e sigurisë do të jenë dhe ‘çelësi’ për t’i dhënë zgjidhje kësaj ngjarje të rëndë, që i mori jetën Seferit, ku do të bëhet e mundur zbardhja e dinamikës së krimit.