Akademik Artan Fuga: Përtej përrallave me Gjykatë Kushtetuese…

161
Sigal

Përtej propagandës, procedurave fallco, përrallave me gjykatë kushtetuese, e më e the e të thashë, historia është kjo: Në Shqipëri kryeministri pushon nga puna Presidentin e Republikës!

Kaq është! Pra Kushtetutra thotë gjoja Presidenti mandaton kryeministrin, hahahahahaha! kurse në fakt është kryeministri që po të dojë e pushon nga puna Presidentin sikurse pushon edhe pastruesen e wc të kryeministrisë!

Si e tek e shpjegoj te libri im “Shoqëria Piramidale”!

Unë nuk e kam qejf shumë çfarë ka bërë në raste të caktuara Ilir Meta. Kjo është tjetër gjë. Madje ka presidentë që në frund të mandatit nuk i do askush! Por nuk i shkarkojnë sepse respektojnë Kushtetutën. Më mirë një President që është sipas Kushtetutës sesa të heqë kryeministri një president që e ka vendosur vetë dhe e quan të keq.

Dhe pastaj thonë çfarë ka Evropa me ne që nuk na pranon! O Zot, hajde pastaj mos shih ëndërra të llahtarëshme në gjumë kur gratë e Libofshës sulmojnë me sfurqe derrat e Semanit!